• |
ide | kryesore

Tensioni me Francën për peshkimin/ Britania vendos dy anije ushtarake në gjendje gatishmërie

-Instant, Arkiva, Planet



Ambasadorja e Francës në Londër është thirrur në raportim dhe dy anije patrulluese të Forcave Mbretërore Detare janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie për t’u bërë ballë bllokadave të mundshme të porteve nga barkat franceze të peshkimit përderisa mosmarrëveshja për të drejtat e peshkimit pas Brexit-it mes Francës e Britanisë së Madhe po eskalon.

Masat e Mbretërisë së Bashkuar erdhën pas kërcënimeve të Francës për bllokimin e eksporteve britanike për shkak të mungesës së lejeve për peshkim për barkat franceze dhe pas pretendimeve se qeveria britanike ka bërë një zgjedhje politike për t’i dëmtuar komunitetet bregdetare të Francës.

Kur tensionet janë ende të larta, burimet e mbrojtjes brenda qeverisë britanike thanë se po e presin thirrjen nga ishulli Jersey, shkruan The Guardian.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Ne shprehim keqardhje për gjuhën konfrontuese që është përdorur vazhdimisht nga qeveria franceze për këtë çështje, që nuk e bën situatën më të lehtë për t’u zgjidhur.”

“I kemi ngritur shqetësimet tona fuqishëm edhe me francezët, edhe me Komisionin e BE-së. Si hap të ardhshëm, sekretari i Jashtëm e ka udhëzuar ministren (për Evropë) Ëendy Morton që ta thërrasë në raportin ambasadoren franceze”, shtoi ai.

Franca kërcënoi se do t’ua ndalojë barkave britanike të peshkimit qasjen në porte kyçe franceze nga e marta, se do të zbatojë kontrolle të rrepta ndaj transportimit të mallrave nëpër Kanalin Anglez dhe kërcënoi se mund ta prekë edhe furnizimin e Britanisë me rrymë, nëse barkave franceze nuk u lëshohen lejet për peshkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *