• |
ide | kryesore

Tërmet në Bulqizë/ Emergjencat Civile: 16 banesa me dëmtime

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur Peshkopinë dhe Bulqizën në mëngjes. Lëkundjet ka shkaktuar shumë frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave. Edhe emergjencat civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë, duke bërë një raportim mbi situatën ku theksohet se 16 banesa kanë pësuar dëmtime.

Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan dhe 1 në Bulqizë. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *