• |
ide | kryesore

Tjetër tërmet lëkund vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tjetër lëkundje tërmeti në vend.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza dhe kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë në orën 12:23, teksa ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët prej mëngjesit të sotëm nuk gjejnë qetësi. Disa lëkundje janë ndjerë nga ora 8 e mëngjesit të sotëm.

Lëkundja më e fortë u regjistrua në orën 8 e 20 minuta i shkallës 4.7 Rihter me epiqendër në fshatin Topojan të Bulqizës. Ndërkohë banorët kanë dalë në panik nga banesat e tyre. Ata shprehen se sapo kanë dëgjuar lëkundjet kanë lënë banesat menjëherë.

Ende nuk dihen saktë dëmet e shkaktuar nga këto lëkundje, ndërsa grupet e Mbrojtjes Civile në Bashkinë Bulqizë kanë dalë në terren për të verifikuar raportimet e dhëna nga banorët. Dëme ka shkaktuar në fshatin Topojan të Shupenzës ku dhe ka qenë epiqendra. Banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *