• |
ide | kryesore

Gjithçka në një dorë të vetme, Rama rikthehet të plani i Koços për ujësjellësat

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pesë vjet më parë kur Koço Kokëdhima bëri tentativat e para të krijimit të një konsorciumi me ndërmarrjet e ujësjellësave të bashkive të jugut, ku ai kishte një pushtet absolut me bekimin e Edi Ramës, socialistët në pushtetin lokal iu hodhën në fyt dhe nisi të farkëtohej një përplasje pa kthim që më pas dihet se si përfundoi. Propozimi i Kokëdhimës ishte për qëllime të pastra klienteliste dhe për të përqëndruar në një dorë fondet e ndërmarrjeve nga Fieri deri në Konispol.

Të njëjtin model synon sot të krijojë vetë Rama, por me dallimin që përqëndrimi i ndërmarrjeve të ujësjellësave në një shoqëri të vetme do të bëhet për të gjithë vendin. Pra, një shoqëri e vetme aksionere me tre drejtori rajonale. Pak a shumë si modeli i OSHEE. Rama mblodhi një ditë më parë kryetarët e bashkive dhe i telendisi në përpjekjen e tij të radhës për t’u shfajësuar pas 8 vitesh qeverisje për keqmenaxhimin e ujësjellësave.

Bëri dhe të paditurin dhe të habiturin e madh, se si këto ndërmarrje janë kthyer në çerdhe për punësimet nepotike të militantëve që mbushin sheshet apo dhe listat e patronazhistëve. Çfarë tha Rama për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave janë të vërteta, por ai është po aq përgjegjës sa drejtorët e tij militantë për këtë gjendje.

Zgjidhja që pritet të aplikohet sipas modelit të një shoqërie të vetme aksionere për të gjithë vendin, ngjan të jetë më shumë një centralizim fondesh e pushteti në një dorë sesa një opsion që mund të shpëtojë nga kolapsi 61 ndërmarrje ujësjellësi të Shqipërisë. Çfarë tentoi Koço Kokëdhima me konsorciumin e tij të famshëm për jugun, Edi Rama do ta bëjë për të gjithë vendin.

Në këtë mandat të tretë, pa nisur mirë akoma, Rama ka dhënë edhe dy prova të tjera të përqëndrimit të gjithçkaje në pak duar, si për të na treguar se grykësia në këtë mandat ka për të qenë akoma më e madhe. Krijoi Agjëncinë për Media dhe Informim duke centralizuar frikshëm informacionin qeveritar dhe duke përqëndruar në një dorë te vetme fondet e disa ministrive dhe ATSH-së. Po kështu miratoi dje krijimin e një tjetër agjencie të re, e cila do të menaxhojë gjithë donacionet dhe ndihmën e huaj.

Siç ka raportuar Lapsi.al pritet që ky institucion të drejtohet nga Ilir Beqja. Por më tepër se çështje emrash, këtu kemi të bëjmë me një filozofi të grumbullimit të gjithë pushtetit në fare pak njerëz. Edhe pse i ka praktikisht te gjitha pushtetet, në këtë mandat të tretë, Edi Rama, ka nisur një revansh të ri për të marrë gjithçka i duhet kastës apo klientelës së pushtetit të tij. Tani është radha e ujesjellësave. Me siguri që revanshi s’ka për t’u ndalur këtu. ©Lapsi.al



9 Comments

  1. Koqua gjalle eshte apo eshte terhequr te cepi duke lepore ndonje kocke. Na u fry e na u fry dhe polli nje mut. Fare e keqe.

  2. Une e kam thene shpesh dhe nuk do resht se perserituri se kur i gjati ine propozon apo hedh nje teze ne tavolin , dijeni se pas saj qendron nje super korrupsion , qendron nje supermegavjedhje per xhepat e tij dhe te hijenave qe e rrethojne , qendron rrenimi i ketij vendi , qendron mjerimi yne . Mbas çdo propozimi apo ideje te tij pas qendron poshtersia e nje njeru qe kurre nuk ka kaps edhe nuk do te kete skrupuj kur behet fjale per pushtet e per para .
    Ky po e perqendron ekonomine dhe fatet e vendit ne duart e dy-tre individeve qe jane vegel e tij .
    Ky po rremben dhe centralizon gjithçka , biles ky po centralizon edhe te pacentralizueshmen kur faktikisht duhet te beje te kunderten sepse ky lloj sistemi ku jemi e ka limf jetik decentralizimin .
    Ky shendetesine e shaterroj duke e dhene me PPP tek njeresit e tij , çmimet per kilometer te rrugeve i çoje ne stratosfere aq sa do na kushtonin me pak edhe po ti asfaltonim me flori , kostot e ndertimit gjithashtu .
    Ky e nisi me lojrat e fatin , e nisi me “stop marrezise” dhe marrezine e çoi ne piedestal duke ja dhuruar vllait te tij te gjitha lojrat e fatit . Ku demi ekonomik vetem nga taksat dhe tatimi fitimin qe merrte shteti nga keto lojra eshte mbi nentedhjetemilion euro , pa permendur punesimet dhe qirate qe perfitonin njerezit e thjeshte . A e dini se sot po luhet bixhoz shume e me shum se luhej me pare dhe se ne arken e shtetit nuk hyne as edhe nje qindarke ?
    Ky e shkaterroj nentoken shqiptare , 30 vjet dhe as edhe nje vit i vetem qe nje miniere apo pus nafte te dale me fitim . A e shte e mundur ? A nuk do ishte me mire ta lije poshte nen toke te qithe ate pasuri perrallore dhe ta shfrytezoje ne nje te ardhme kur te ishim pregatitur me mire me specialiste dhe me teknollogji ?
    Ky me VKM per vijen PINS te bregdetit qe po pregatit do te rrembaje per hijenat qe e rrethojne dhe sidomos per xhepat e tij te gjithe bregdetin dhe vijen bregdetare nga Velipoja ne Kepin e Stillos .
    Çdo gje e dha me PPP dhe tani kerkon qe te rrembeje edhe ujesjellsat . Ky merr borxhe per te lare borxhet , vjedh nga borxhet e marra per te mbushur xhepat e tij dhe na varferon çdo dite e me shume ne , popullin e thjeshte . E gjeti vendin me 60% borxhe dhe e ka çuar mbi 105% dhe prape vazhdon te marr borxhe duke na premtuar se do ti ule borxhet . A e kupotni o vllezer se synimi dhe qellimi i vetem i kesaj kuçedre eshte pushteti dhe paraja per menderen e tij dhe te nje klike hijenash qe e rrethojne ?
    Keto jane deme qe do ja ndegjojme krismen me vone , aq vone sa do jete pothuajse e pamundur rikuperimi .
    Ky i babezitur ka bere , po i bene dhe te jeni te sigurt se do i beje aq deme te tjera ketij vendi dhe ketij populli sa te gjithe pushtuesit nder shekuj te ketij vendi te marre se bashku nuk ja kane bere . Ky vemje e gjate dy metra eshte fatkeqesi e ketij kombi . Shporrja e tij , sikur edhe me dhune , eshte çlirimi yne . Ndergjegjesohuni o njerez , boll ne roberi , boll poshterimit nga nje klik hijenash . Me mire nje dite si luan se njeqind vite si dele .

  3. Qe te behet kjo, duhet ndryshuar Kushtetuta dhe te dalim nga Keshilli i Europes pasi te denoncojme Konventen per Autonomine Vendore. Lexoni para se te shkruani.

  4. Me te vjedh edhe beqe debili dhe thoma gellci etj, etj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ti biesh kokes me mur.
    Hale.

  5. Une Timonieri atje ne Kruje,
    ngrita ne prill nje dolli me uje,
    me Ujesjellesin qe inaugurova,
    pas 6 muajsh krutanet helmova,

    (pse, si kujtuat juve ore milet…
    …se piva ujin e Ujesjellesit vertet?)

  6. kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, Ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *