• |
ide | kryesore

Kryemadhi: E ashtuquajtura opozitë po zhvillon tango me mazhorancën

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim komentoi deklaratën e Lulzim Bashës në parlament, ku ky i fundit i quajti Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën si brinjët e “trekëndëshit të Bermudës”. Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se për të nuk ka asgjë të re nga fronti i lindjes.

“LSI e shikon veten në misionin e saj për ta vazhduar opozitën me identitetin e saj ndonëse kauzat e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, atë çfarë ne prisnim dhe qytetarët ndryshimin megjithëse politika tradhtoi në një fare mënyrë kauzat e qytetarëve. LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova përsëri në prokurori padinë e radhës për inceneratorin e Fierit ku 400 e sa milionë euro i merren taksapaguesve dhe nuk përfitohet absolutisht asgjë. Është thjesht një skemë korruptive. Ne në muajin dhjetor do të shkojmë drejt mbledhjes konventës kombëtare që për shkak të pandemisë nuk e realizuam dot pasi duhet të mblidhej vitin e kaluar në mënyrë që të ketë zgjedhjen e strukturave të reja të saj dhe për të ecur përpara drejt një strategjie të re”, tha Kyemadhi.



7 Comments

  1. Ndersa e quajtuara lsi e solli ne pushtet kete psiqikun qe na qeverise. Keni fytyre edhe flisni shushunjat e lsi. Uroj qe zgjedhjet e ardhshme te mos egzistoni me. Jeni me te nneveritshem se ” baba” i kombit

  2. Nese ne keto 16 vite Basha ka bere ndonje veprim qe vlen eshte ky qe LSI ose Levizjen per te Vjedhe ne te gjitha Anet ta mos ta marre parasysh fare. Kete moster politike-korruptive jo vetem qe duhet shkaterruar por te dy keta “akademiket” Meta-Kryemadhi duhet te perfundojne pas hekurave. Nese shqiperia ka pasur nje fatkeqesi politike ka qene pikerisht lindja e kesaj force politike dhe qeverisja me ta. Vitet 2009-2013 PD-LSI dhe 2013-2017 PS-LSI mbeten vitet emblematike te vjedhjes shtetrore. Me kujtohet nje rast i vecante per te kuptuar cfare perfaqeson LSI-ja, ne vitit 2013 u miratua ligji per nepunesin civil, kerkese kjo e BE-se, nje nga ligjet me te mira te miratuara ndonjehere ne parlamentin shqiptar, ligj ky i miratuar edhe me votat e LSI. Po cndodhi do thoni ju me kete ligj pas kalimit te tyre ne bashkeqeverisje me PS? Menjehere ketij ligji ju bene ndryshime ne menyre qe te punesoheshin militatet partiake, ndryshime te cilat e bene ligjin pa asnje vlere ne mbrojten e nepuneseve civile nga nderhyrjet politike. Ja kjo eshte filozofia e LSI. Ndaj askush nuk duhet te ndjej keqardhje per zhdukjen e kesaj mostre, pale donin edhe 20 mandate te sigurta ne listen e PD qe te vazhdojne perseri avazin.

  3. Ka pasur plotësisht të drejtë Basha që ka qenë gjithmonë mosbesues ndaj “të ashtuquajturës opozitë” të LSI sepse është një fakt i njohur nga të gjithë shqiptarët, se kjo fare partie e majtë , ndonëse shitet si një parti që lufton për integrimin europerëndimor, nuk ka hequr dorë nga ideollogjia komuniste e më keq akoma është po aq negative pothuajse si PS në abuzimin me blerjen e votave, apo me tendencën e theksuar që të punlsojë në mënyrë selektive militantët e saj..
    Ka plotësisht të drejtë Basha që të mos ketë besim në ndershmërine e Metës, pasi ai dihet faktikisht se ka kaluar në aleanca herë me të majtën e herë me të djathtën duke zhvlerësuar çdo princip moral e ideollogjik.
    Nëse ai pranoi me rezerva aleancën me LSI nën drejtimin e znj.Krymadhi, kjo erdhi si pasojë e deklarimeve të saj se ajo nuk përputhej me mendimet e bashkëshortit, Metës.
    Ka një fjalë të urtë popullore shqiptare që thotë “o Zot më ruaj nga miku se nga armiku ruhem vetë”.
    Është dredhëria politike e Metës që e ka bërë Bashën të mos ketë besim tek ai e në këtë rast është Monika që ka bërë teatër duke u shitur se ka qenë në kontradikta politike me “presidentin” Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *