• |
ide | kryesore

Nostalgjinë për Skënderbeun, Josa e “thyen” me Harmon

-Instant, Sport



Akulli u thye me suksesin kundër Kastriotit e tani, me ardhjen e Mirel Josës, në Laç atmosfera është shumë më e mirë, pavarësisht se 5 pikët që kanë bardhezinjtë aktualisht nuk përligjin ambicjet me të cilat nisën sezonin. Tekniku duhet të bëjë debutimin në një ndeshje nostalgjike për të, duke qenë se përballë do të ketë ish-skuadrën e tij me të cilët fitoi beteja e trofe, Skënderbeun.

E pavarësisht ndjesive ajo në Laç, mes vendasve e korcarëve është një ndeshje që duhet fituar, me cdo kusht, nga të dy skuadrat. Josa shpreson të vazhdojë rrugën e hapur nga tekniku provizor Noka e të arrijë fitoren e parë në drejtimin e Lacit. Ardhja e Harmon, pas një telenovele dokumentacioni e burokracish, do ti japë më shumë potencial ofensivës bardhezi, edhe pse sulmuesi duhet të gjejë formën e tij më të mirë. Josa prêt edhe gjendjen e Zarubicës për të vendosur përfundimisht mbi formacionin, por zgjedhjet nuk është se i mungojë, për të synuar tre pikët në debutim.

Fitoren e parë e ëndërron edhe Skënderbeu, që në gjashtë javë ka vetëm 3 barazime që e kanë pozicionuar në vendin e fundit të renditjes. Për bardhekuqtë nuk është vendi që mendonin të zinin në hierarkinë e skuadrave në start, por gjërat janë komplikuar aq shumë sa tani për të dalë nga kjo gjendje, duhet të mendojnë fitoren me cdo kusht në një transfertë delicate si ajo në Lac, kur të zbresin në fushë në orën 13.45 të së shtunës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *