• |
ide | kryesore

Pastroi paratë e trafikantëve shqiptarë, familjes kineze i sekuestrohen pronat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një familje kineze është detyruar të dorëzojë pronat e saj në Londër, me vlerë 1,6 milionë paund, për shkak se mamaja kishte pranuar të pastronte para për një grup kriminal shqiptar. Shtetasja me kombësi kineze, Fen Chen, u dënua me 6 vite burg në 2017-n pasi u shpall fajtore për pastrim parash të një bande trafikantësh shqiptarë. Hetuesit zbuluan se grupi i kriminal i organizuar i kishte dhënë zonjës Chen më shumë se 1,8 milionë paund para në dorë në disa raste. Ajo u arrestua pasi kishte pranuar një pako me para nga një shqiptar i identifikuar si Fation Koka, me vlerë 300 mijë paund, në një vend parkimi. Edhe Koka u arrestua gjatë atij operacioni policor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se ajo i depozitonte shuma të mëdha parash djalit të saj, Shuyu Cao, i cili kishte mbërritur si student në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012. Agjencia pretendoi se këto para vinin nga organizata kriminale. Shuma të mëdha u gjetën edhe në llogarinë e djalit tjetër, Sucheng Cao.

Shuyu Cao kishte përdorur një pjesë të këtyre parave për të blerë prona të vlefshme në Londër, dy prej të cilave u sekuestruan nga autoritetet britanike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *