• |
ide | kryesore

“Sot në vitin 1960 lindte më i madhi”: Napoli kujton Maradonën, në Argjentinë 10 minuta heshtje para ndeshjeve

-Instant, Sport



“Sot në vitin 1960 lindte më i madhi. Gëzuar ditëlindjen Diego!”. Me këto fjalë të pakta, por domethënëse, të shoqëruara me një foto me fanellën blu, Napoli kujtoi Maradonën, i cili sot do të kishte mbushur 61 vjeç pasi kishte lindur më 30 tetor 1960. Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar për shkak të edemës akute pulmonare, si rezultat i dështimit të zemrës (por hetimet janë ende të hapura për vdekjen e tij për të konstatuar ndonjë mangësi në ndihmën e shpejtë), mbetet gjithmonë i gjallë në kujtesën e qytetit dhe të mbështetësit e Napolit si dhe ata të Argjentinës.

NË ARGJENTINË SHTËPIA E PARË BËHET PASURI HISTORIKE
Ndërkohë, shtëpia e parë e Maradonës, ajo e Calle Azamor 523 në Villa Fiorito (Buenos Aires), është kthyer në një trashëgimi historike, siç njoftoi Presidenti i Republikës së Argjentinës Alberto Fernandez. Gjithashtu, dhjetë minuta heshtje do të mbahen gjatë ndeshjeve të fundjavës së kampionatit argjentinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *