• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga nën ‘thundrën’ e Bayern Mynih e Borussia Dortmund: rrëzohet Leverkusen

-Instant, Sport, Video



Pas disfatës në Kupën e Gjermanisë, Bayern Munich ringrihet në javën e dhjetë të Bundesligës duke shënuar pesë gola ndaj Union Berlin, gjë që i lejon të ruajë kryesimin e tabelës me 25 pikë. Borussia Dortmund, e cila fitoi 2-0 në shtëpi kundër Këlnit, është vetëm një distancë larg, ndërsa Freiburg është tre pikë prapa (3-1 ndaj Furth). Humbet, ndërkohë, Bayer Leverkusen 2-0 përballë Wolfsburg, që gjeti suksesin pas katër humbjeve radhazi.

UNION BERLIN-BAYERN MUNICH 2-5
Bayern Munich rikthehet të fitojë në kampionat, pas humbjes së bujshme 5-0 në Kupën e Gjermanisë kundër Gladbach. Bavarezët mundën Union Berlin 5-2, duke mbyllur sfidën në orën e parë të lojës: fillimisht dygolëshi i Lewandowski në minutat 15′ dhe 23′, më pas trisi i Sanè në të 35′, e pokeri i Coman në të 61′. Në fund ka lavdi edhe për Muller, por golat e Giesselmann dhe Ryerson për vendësit janë të kotë. Skuadra e Nagelsmann ruan kështu kryesimin në renditje me 25 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund.

BORUSSIA DORTMUND-KOLN 2-0
Borussia Dortmund mbetet në shinat e Bayern Munichut falë fitores në shtëpi ndaj Këlnit. Gjithçka është e lehtë për djemtë e Rose, të cilët mbështeten te Hazard (40′) dhe Tigges (64′) për t’u ngjitur në 24 pikë, ndërkohë që kundërshtarët e tyre nuk kanë arritur të fitojnë në tre ndeshjet e fundit dhe mbeten në vendin e 13 në mesin e tabelës.

FREIBURG-FURTH 3-1
Vendi i tretë për Freiburgun, i cili me 22 pikë është tre pikë nga Bayerni dhe dy nga Borussia. Edhe sot një fitore bindëse për ekipin surprizë të kësaj Bundeslige, përballë një kundërshtari në krizën të thellë: Furth në fakt tashmë janë të fundit në renditje me vetëm 1 pikë pas dhjetë javësh. Në Europa Park Stadion ishte autogoli i Asta që çoi në avantazh vendasit në të 20′, e të cilët dyfishuan në minutën e 39 me Hofler. Më pas Leëeling shkurtoi diferencën në minutën e 74, por Vincenzo Grifo rivendosi avantazhin e dyfishtë vetëm pesë minuta më vonë.

BAYER LEVERKUSEN-WOLFSBURG 0-2
Wolfsburgu rikthehet te fitorja pas katër humbjeve radhazi dhe e bën këtë në transfertë në kurriz të Bayer Leverkusen. Bardhebluve u duhen vetëm tre minuta, nga ajo e 48 ‘në të 51’, për të shënuar një dygolësh vendimtar me Nmecha dhe Arnold. Vendasit nuk reaguan dhe humbën një penallti në shtesë të plotë me Alarion. Bayer largohet kështu nga kreu i renditjes, duke mbetur i palëvizur në 17 pikë, ndërsa Wolfsburgu ngrihet në 16 afër zonës së Evropës.

BIELEFELD-MAINZ 1-2
Kriza vazhdon në Bielefeld që pengohet në një tjetër humbje dhe mbetet e parafundit me pesë pikë, ndërsa Mainz bën një kërcim deri në vendin e pestë. Lee Jae-Sung i çoi miqtë përpara në minutën e 25, Laursen barazoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Burkardt shënoi golin e fitores në minutën e 69.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *