• |
ide | kryesore

Vidhte vilat e të moshuarve, vihet në pranga 33 vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vendosur në pranga një të ri shqiptar. Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se 33-vjeçari është arrestuar në Prato, pasi dyshohet se ishte kreu i një bande grabitësish që operonte kryesisht në zonat e Firences, Pizës dhe Pistoias. Gjykata ka vendosur të lë të burg të riun, ndërsa disa ditë më parë në pranga kanë rënë edhe disa shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se i përkisnin të njëjtit grup. Grupi në fjalë është i implikuar për të paktën 12 grabitje.

Ata shënjestronin kryesisht vilat dhe banesat ku qëndronin të moshuarit. Shqiptarët hynin në këto shtëpi përmes dritareve apo duke thyer dyert kryesore me forcë e më pas grabisnin bizhuteri ose para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *