• |
ide | kryesore

Aksident në Tepelenë, lëndohet 69-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arretsuar A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkin të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *