• |
ide | kryesore

Blinken takon homologun kinez: SHBA kundër veprimeve të Kinës ndaj Tajvanit

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken këtë të dielë është takuar me homologun e tij kinez Wang Yi, ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara ishin kundër veprimeve të Kinës që përshkallëzuan tensionet në ngushticat e Tajvanit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në këtë takimi u zhvillua në margjinat e samitit të G20 në Romë, Blinken e bëri “absolutisht të qartë” se Uashingtoni ishte kundër çdo ndryshimi në status quo nga Pekini.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit përmes një deklarate për mediat ka thënë se duan të menaxhojnë konkurrencën intensive midis dy ekonomive më të mëdha në botë me përgjegjësi,  duke shtuar se të dyja palët e pranuan rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të hapura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *