• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet e para të balotazhit në RMV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur numërimi i votave të balotazhit të zgjdhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Deri tani në Tetovë udhëheq Billal Kasami i “Lëvizjes Besa” me 58% të votave ndërsa Teuta Arifi e BDI-së ka vetëm 35% të votave. Edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti duket se e pranoi humbjen pasi në një dalje para gazetarëve tha se aty janë ende shumë vota për tu numëruar.

Në Kërçovë, kandidati i BDI, Fatmir Dehari po udhëheq me 53.3% të votave duke lënë pas kandidatin e VMRO-DPMNE me 44% të votave.

Një tjetër komunë e rëndësishme për shqiptarët është Gostivari ku udhëheq Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët me 58.8% të votave përballë Nevzat Bejtjas së BDI që deri tani ka 39% të votave.

Në Strugë, kandidati i BDI Ramis Merko ka deri tani 51.9% të votave dhe ai i Aleancës për Shqiptarët 44% të votave.

Kujtojmë se janë rezultate paraprake. Përqindja e daljes në votime ishte 48%, më e lartë se në raundin e parë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *