• |
ide | kryesore

Politikani opozitar serb: Vuçiçi operon me sistemin e politikës së Millosheviçit

-Instant, Lajme, Planet



“Herët a vonë, serbët do të goditen nga një politikë monstruoze që refuzon me këmbëngulje të kuptojë se Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia janë shtete të pavarura.” Kështu ka deklaruar kryetari i Forumit Demokratik Civil, Zoran Vuletiç, në një intevistë për Al Jazeera-n.

Vuletiç është kreu i të vetmes organizatë politike të shoqërisë civile në Serbi duket vërtet joreale për ata jashtë vendit, por edhe për opinionin publik serb. Sepse, me kalimin e kohës, pothuajse të gjithë në këtë vend i janë nënshtruar nacionalizmit (shovinist).

Që nga koha e Sllobodan Millosheviçit, i cili përdori homogjenizimin kombëtar për luftë kundër fqinjëve të tij, por edhe pasardhësve të tij, opozitës serbe e cila e përmbysi atë, por nuk e çmontoi sistemin e tij, përmes nacionalshovinistit Vojislav Koshtunica dhe kriminelit Vojisllav Sheshel, duket se mbi këtë Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç e konkretizuan temën me nazizmin e tyre të ndyrë, mendon Vuletiç.

Situata në skenën politike serbe është e paarsyeshme. Opozita po konkurron me qeverinë në urrejtje ndaj Perëndimit (BE-së), dashuri ndaj Lindjes (Moskës, Pekinit) dhe pasinqeritet ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ishte njëra nga çështjet që e shtroi Al Jazeera.

Vuletiç tha se politika e, ndër tjerash, dërgimit të ushtrisë në kufi me Kosovën, s’mund t’i sjell asgjë të mirë Serbisë.

“Një korrigjim i vogël: bëhet fjalë për shumicën e opozitës, por jemi edhe ne që nuk marrim pjesë në atë garë. Ajo pjesë e opozitës që të gjithë gazetarët e quajnë opozitë me inerci, ish-Aleanca për Serbinë dhe trungjet e sotme nuk mund t’i sjellë Serbisë asgjë më të mirë se ajo që ne e kemi tashmë. Boshko Obradoviçi nuk është më i pranueshëm për ta sepse ka pirë verë me Vuçiçin dhe nuk e kanë problem iniciativën e tij për dërgimin e ushtrisë në veri të Kosovës në një luftë të re, antivaksinim, promovimin e ‘botës serbe’, glorifikimin e Ratko Mlladiçit, kërkesës që Rusisa ta hap një bazë ushtarake në Rashkë. Vrasja e politikës me një nxitim të tillë për një mandat të kotë që përfundimisht do të bjerë si një thërrime nga tryeza nacionaliste, po e shtyn në depresion pjesën progresive të shoqërisë që ndihet kushedi sa herë e tradhtuar”, u shpreh Vuletiç.

Ai tha se organizata të cilën e udhëheq, nuk është vetëm për shkëputje nga modeli i Millosheviçit, por edhe për organizimin e vendit sipas normave evropiane, institucioneve të forta, sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur e mediave të lira.

“Unë jam absolutisht për thyerjen e politikës së Millosheviçit. Modeli ynë nënkupton ndërtimin e një vendi me institucione të fuqishme të pavarura, shtet ligjor, liri të medias, interes të individit në raport me obsesionin me kombin dhe territorin. Prioriteti është arsimi, jo përgatitja paraushtarake, përpjekja për një shoqëri më humane, krijimi i një shansi të barabartë për të gjithë dhe jo varësia nga përkatësia partiake”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *