• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i dytë i ‘House Of Gucci’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i dytë zyrtar i filmit ‘House Of Gucci’.

Klipi, i cili u publikua ditën e djeshme paraqet rolin e Lady Gaga, si Patrizia Reggiani në vitet pas martesës së saj me Maurizio Gucci-n, teksa ajo punëson një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. ‘House of Gucci’ do të publikohet më 24 nëntor të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa premiera botërore do të mbahet në Muzeun e Akademisë së Filmit në Los Angeles.Në film luajnë Lady Gaga si Patrizia Reggiani, Adam Driver si Maurizio Gucci, Jared Leto si Paolo Gucci, Salma Hayek si Giuseppina “Pina” Auriemma, Jack Huston si Domenico De Sole, Al Pacino si Aldo Gucci, Jeremy Irons si Rodolfo Gucci, Reeve Carney si Tom Ford, ndër të tjera.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *