• |
ide | kryesore

Vdekja e 4 rusëve në Qerret/ Prokuroria refuzon t’i japë aktet ambasadës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kavajës ka refuzuar një kërkesë të Ambasadës Ruse në Tiranë, për tu pajisur me aktet hetimore të dosjes, që bën fjalë për vdekjen misterioze të 4 shtetasve Ruse në një hotel në Qerret.

Zyra diplomatike ka kërkuar që të njihet me dosjen e plotë dhe veprimet e prokurorëve shqiptarë.

Por kjo kërkesë për dhënien e akteve hetimore në këtë fazë ku ndodhet hetimi, është refuzuar nga prokurorët shqiptarë.

Kjo pasi ligji procedurial penal shqiptar, nuk parashikon dhënien e akteve hetimore palëve të interesuara në fazën kur çështja është në hetim e sipër.

“Ora News”, mëson se rusëve u është dhënë një informacion i shkurtër dhe i përgjithshëm mbi ngjarjen, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes ruse, Nataliia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Me një informacion të hollësishëm është njohur dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka kërkuar që të njihet në mënyrë shteruese me ngjarjen në fjalë që tronditi vendin.

Dyshimet e para dhe që vijojnë të mbetet ende në fuqi janë se katër shtetasit Rusë, janë asfiksuar nga klori, por ende nuk është përcaktuar plotësisht me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.

Rezultatet e analizave pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa nga ana e policisë dhe prokurorisë, nuk është ndaluar asnjë person i dyshimtë.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit Rusë, kishin mbërritur në Shqipëri si turistë.

Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret.

Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli.

Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.

E njëjta punonjëse tregon se gjysmë ore më vonë ka shkuar sërish në katin e nëndheshëm dhe ka pyetur për të njëjtën gjë, por turistët i kanë kërkuar që t’i linin në privatësi.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pajetë.



5 Comments

  1. E kane sekret hetimin. Vetem per konsum te brendshem, kafe, bare, restorante, emisione ne radio, tv, gazeta. Keshtu zyrtarisht, me letra, nuk behet.

  2. Prokurori dhe polici e papergjegjshme . Hodhi disa versione dhe asnjera nuk ngjiti . Tani nuk jane te afte te bejne dy analiza . Ju dhjefsha aftesite tuaja debile . Me keto metoda keni marre ne qafe shume njerez o kuva e bij kurvash . me paaftesine tuaj keni marre ne qafe shume shqiptar o rraca karakurvash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *