• |
ide | kryesore

Video/ Mudrazija fut në telashe Martinin: Kastrioti i merr pikë Teutës në Shkodër

-Instant, Sport, Video



Teuta humb nga sytë Tiranën, duke u ndalur aty ku nuk e priste, në Loro Borici përballë Kastriotit. Skuadra e Ndreut, në zonën e rënies nga Kategoria ka dituar të luajë si e barabartë me durrsakët që nuk kanë mundur të ruajnë avantazhin e krijuar nga Gruda në fillim të pjesës së dytë, në një ndeshje të kondicionuar nga dëmtimet e shumta në të dy krahët.

Martini humbi Dajën që në fillim, por ky nuk ishte justifikim për mungesën e rasteve të shënimit, që në fakt e karakterizon Teutën. Gjorgiev u mundua të impenjonte Salin, në dy momente, pa ia arritur qëllimit. Një pjesë e parë pa emocione, me skuadrat që kërkuan shumë pak e rrezikuan po aq, ku drithërimat më të mëdha i dha koha që arbitri priti të saktësonte nga VAR se për Ajazin nuk ishte penallti, por pozicion jashtë loje, në fund të pjesës së parë.

Teuta gjeti shpejt golin me rifillimin e lojës, me anë të Grudës, që sapo ishte futur në lojë, por ritmi ishte shumë i ulët dhe i dha mundësinë Kastriotit të balanconte kualitetin e munguar me forcën fizike. Aktivizimi i Grecës e bëri më të paparashikueshme manovrën krutane, që humbi edhe Grgic në minutën e 74. Por pikërisht Mudrazija, i sapofutur në fushë pas dëmtimit të Grgiç barazoi rezultatin 6 minuta më pas, duke tronditur durrsakët. Krutanët kishin edhe dy mundësi të tjera shënimi, por nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë dhe duhet të kënaqen me 5 pikë në renditje në shoqërinë e Partizanit. Shkon me 12 Teuta, që sheh Tiranën kryesuese 5 distanca larg, ndërsa mbetet edhe pas Kukësit të Longos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *