• |
ide | kryesore

5 milionë viktima nga Covid/ Skenarët e mundshëm të evolucionit pandemik

-Instant, Arkiva, Planet



Bota ka regjistruar mbi 5 milionë viktima nga COVID-19, shifra që sipas ekspertëve besohen të jetë më të larta. Pas këtij kufiri simbolik, ka ende pikëpyetje për vazhdimësinë e pandemisë, përgjigjet e të cilave varen më shumë nga vaksinimi.

Ky raport bazohet në të dhënat zyrtare të publikuara nga vendet. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se duke pasur parasysh vdekshmërinë për shkak të COVID-19, numri aktual i vdekjeve mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë.

Sipas një vlerësimi të The Economist, rreth 17 milionë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid deri më tani.

Cilido qoftë numri aktual i vdekjeve nga koronavirusi, ai është sigurisht më i ulët në krahasim me epidemitë e tjera: vlerësohet se 50 deri në 100 milionë njerëz vdiqën nga gripi spanjoll nga viti 1918 deri në 1919, dhe brenda 40 viteve të SIDA-s, më shumë se 36 milionë njerëz humbin jetën. Sidoqoftë, COVID-19 “shkaktoi shumë viktima në një periudhë të shkurtër kohore”, sipas Jean-Claude Manugera, një virolog në Institutin Pasteur.

Dhe “kjo mund të kishte qenë më dramatike nëse nuk do të ishte marrë asnjë masë, fillimisht duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe më pas me vaksinimin,” tha Fontane.

A kemi arritur në një pikë të qëndrueshme? 

Shfaqja e një virusi të ri ndodh në dy faza, sipas profesor Fontane. Në fillim kemi “fazën shpërthyese të epidemisë”: virusi pushton një popullatë që nuk ka pasur kontakt me të. Kjo pasohet nga një fazë stabilizimi sepse është arritur imuniteti i tufës dhe që shkencëtarët e quajnë virusi endemik.

Me COVID-19 “është hera e parë në historinë e pandemive që ne po bëjmë kaq shumë përpjekje në mbarë botën për të përshpejtuar kalimin” nga një fazë në tjetrën, sipas Fontane. Përshpejtimi është për shkak të vaksinimit: ” diçka e tillë ka lejuar që popullata të imunizohet artificialisht kundër një virusi për të cilin ata nuk e njihnin, raporton abcnews.al

Për këtë arsye vazhdimësia do të varet nga niveli i vaksinimit në çdo vend dhe efektiviteti i vaksinave, sipas epidemiologut.

“Virusi do të vazhdojë të qarkullojë. Qëllimi që kemi sot nuk është ta eliminojmë, por të shpëtojmë njerëzit nga zhvillimi i simptomave më të rënda”, vijon Fontane.

Cila është e ardhmja e vendeve? 

Ekspertët shpresojnë që pandemia të ndryshojë: dallgët do të ndalen në vendet e industrializuara, me shkallë të lartë vaksinimi dhe shpërthimet epidemike do të prekin kryesisht të pavaksinuarit.

“Për vendet e industrializuara, unë mendoj se ne po shkojmë drejt epidemive sezonale të Covid-19, të cilat mund të jenë më serioze se epidemitë e gripit në fillim,” tha Fontane. Vende të tjera si Kina dhe India që kanë aftësi të shumta vaksinimi mund të ndjekin shembullin e njëjtë.

Në fund të fundit, vendet që kishin zgjedhur strategjinë e “eliminimit zero”, e cila përfundimisht dështoi për shkak të transmetueshmërisë së variantit delta, tani kanë nisur një “garë vaksinimi”, thekson Fontane.

Rezultati: Australia dhe Zelanda e Re po i afrohen normave të vaksinimit me vendet e tjera.

Megjithatë, skenarët për vendet me mbulim të ulët vaksinimi, si vendet afrikane, situata është më e vështirë për tu parashikuar.

“Përhapja masive” e COVID-19 në Europën Lindore konfirmon se pa një fushatë të mirëfilltë të vaksinimit, popullatat janë të ekspozuara ndaj “epidemive serioze”, tha Fontane.

Por rritja e rasteve në Europën Perëndimore, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, i shtyn shkencëtarët të jenë më të kujdesshëm. “Nuk duhet të ketë konceptim eurocentrik: në një pandemi ne duhet të mendojmë për të gjithë planetin. “Dhe pandemia nuk ka përfunduar,” paralajmëron Manougera.

Variantet e reja 

Një tjetër problem shumë i madh është shfaqja e varianteve të reja të koronavirusit që mund të jenë rezistent ndaj vaksinave. Sot mbizotëron varianti Delta, i cili duket se ka eliminuar variantet e mëparshme si Alpha, ndërkohë që nuk lejoi përhapjen e të tjerëve si Mi apo Lambda. Më shumë sesa shfaqja e varianteve të ndryshme, shkencëtarët presin që Delta të ndryshojë dhe ndoshta të bëhet rezistente ndaj vaksinave. “Delta është varianti më i përhapur, tha Manougera.

Autoritetet britanike tashmë po monitorojnë një mutacion të Delta-s, AY4.2. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë provë që vaksinat janë më pak efektive.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të monitorojmë sekuencën gjenetike” të varianteve të koronavirusit, tha Manougera.

Kjo do të na lejojë të “zbulojmë përhapjen e varianteve dhe të kuptojmë nëse ato janë më të rrezikshme, më ngjitëse, dhe nëse vaksina është ende efektive.



1 Comment

  1. Ky artikull i 5milionshit ka qe dje qe qarkullon ne cdo medie ne te gjith boten si “me urdher nga lart” PLANDEMI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *