• |
ide | kryesore

Vettingu si lopatë që PD të hapë varrin e vet

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozitës kanë konfirmuar një paranojë që qarkullonte prej kohësh. Ata duket sikur duan ta përdorin vettingun si një mall shkëmbimi për hallet e partisë. Ata braktisën këtë të hënë mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, që kërkon të zgjasë edhe për dy vjet e gjysëm mandatin e atyre që filtrojnë ndershmërinë dhe profesionalitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet e tjera të opozitës, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK.

Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme po luan PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj.

Fillimisht, kur Edi Rama hodhi për herë të parë idenë se ligji themeltar i shtetit duhej ndryshuar për të zgjatur deri në fund të vitit 2024 mandatin e organeve të vettingut, nga PD-ja, në vend që të mbanin një qëndrim për këtë skandal, bishtnonin me përgjigjen se nuk kishin marrë asnjë propozim zyrtar. Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike. Edhe sot, vetëm pak orë përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, nga selia blu, u njoftua se qëndrimi që ata do të mbanin do të vendosej në minutat e fundit!

Se për ç’arsye, PD e kapur në çark, detyrohet të bëjë këto pirueta të turpshme nuk është e vështirë të kuptohet.

Pas pesë vitesh ndërkombëtarët po e prekin me përditë se reforma në drejtësi iu ka dështuar. Marrja e saj në dorë nga njerëz militantë dhe të paaftë, jo vetëm ka çuar një përzgjedhje selektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, por ka sjellë edhe vonesa të tmerrshme. Pikërisht për të mos e pranuar këtë katastrofë, duke mos dashur të shohin se, përveçse i bërë në mënyrë selektive, vetingu s’ia ka dalë të filtrojë as gjysmën e një trupe prej 800 konkurentësh, ata po mundohen të arnojnë gropat e hapura, vetëm e vetëm që mos pranojnë se gjithçka është bërë gabim.

Dhe rruga më e mirë për këtë, është duke ushtruar presion mbi opozitën, që  ajo të japë bekimin për të krijuar shumicën e 93 votave që lyp ndryshimi i ri kushtetues i zgjatjes së mandatit të vettingut. 

Pikërisht duke parë se presioni i ndërkombëtarëve po bie mbi PD, Edi Rama trimërohet dhe deklaron se për këtë çështje nuk pranon të negociojë me askënd. Pikërisht për këtë ai urdhëroi mbledhjen pa konsensus të Këshillit të Legjislacionit. Pikërisht për këtë qeveria e tij ka parashikuar në buxhet fonde të njëjta për funksionimin e KPK-së (komisioneve të vettingut,) sikur fakti se opozita do ta votonte atë, të ishte i padiskutueshëm.

Nga ana tjetër, PD-ja zyrtare është në hall të madh. Lulzim Basha sapo pranoi të përçajë partinë dhe ta bëjë lesh e li atë, me iluzionin për t’u bërë simpatik për amerikanët. I vetmi argument që atij i ka mbetur për tu mbrojtur nga shumica e partisë së vet, që nuk arrin t’ia falë goditjen pas shpine që i bëri Berishës, është se ai po i bën demokratët aleatë me SHBA-në.

Po tani kur Yuri Kim po i kërkon të lëpijë sërisht mbi atë që ka pështyrë, si duhet të sillet ai? A të krijojë një krisje të re më SHBA-në për të cilën vrau babain, apo të diskretitohet në sy të shqiptarëve duke votuar për vettingun kapjen e të cilit, madje edhe me bekimin e ambasadorëve, e ka bërë copë prej vitesh?

Pikërisht se e kanë shtrënguar nën trysninë e kësaj morse, Basha po mundohet ta shtyjë me pehlivanllëqe. Duke u përpjekur të marrë një kompensim ai pranoi në heshtje ta shiste vettingun në këmbim të tre ndryshimeve të tjera kushtetuese që i volisnin opozitës.

Kjo e hënë tregoi se Edi Rama, që kontrollon gjithçka, nuk qe i gatshëm t’i jepte as ato. Duket sikur strategjia që ai ka vënë në lojë, natyrisht me bekimin e ndërkombëtarëve, shkon ku e ku përtej disa retushimeve ligjore. Ai po dëshmon se kërkon që ta përdhunojë PD-në, madje pa i lënë dhe mundësinë as të justifikohet.

Me atë që ndodhi në Këshillin legjislacionit u duk se opozita po lutej vetëm për një alibi. Pa guxuar të thotë asnjë gjysëm fjale se kishte ndërmend ta hidhte poshtë zgjatjen e komisioneve të vettingut, ajo parashtroi një kërkesë minimale: që ai të merrej në shqyrtim bashkë me tre propozimet e saj. Por edhe kjo iu mohua duke e detyruar të dalë nga salla me bisht në shalë. Sepse në politikë ekziston një aksiomë e cinike dhe e padrejtë: kur të shohin që je i gatshëm të krusësh kurrizin, askush nuk përpiqet të të drejtojë. Kështu edhe  PD-së, po ia përdorin detyrimin për të votuar vettingun si një lopatë për të gërmuar varrin e fundit të besueshmërisë së saj.

©Lapsi.al

 

 



23 Comments

  1. YMER GELBAZA,FRROK CUPI,KOL SALLAKU SKYPE JA VJEDHIN FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE SHKOJNE E MASTURBOJN NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM SONTE KENI KUJDES NGA BATON HAXHIU SE BATONI E FUT LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES DHE HASHIM THACIT KA PER TJU QELBUR JUVE DHE BRUNEN,I MBAN GOJA ERE MUT QENEF,KESHTU FUTI NJA 3-4 MASKA NE GJEP, SE TANI DO TE VAJTOJ PER ZORANIN ,EDVININ DHE ALEXANDRIN PER OPEN BALLKAN

  2. 1:YMER GELBAZA KELLIRA 2:FRROK CUPI 3:KOL SALLAKU SKYPE 4:CARLO BOLJA BOLINO 5 MUHAMET VELIU.? thotë:

    ZOTI BUSHATI ZOTI SHKULLAKU DHE ZOTI LUBONJA QKA MENDONI CILI ESHTE ME SURRAT SHEMTUAR DHE ME BYTHLEPERE.?

  3. Z. Bushati ke shume te drejte ne analizen tende. Ne kete vend e keqja eshte bere aq e madhe dhe aq e perseritur sa askush s’po arrin te kuptoje se gjendemi nen nje drame te madhe kombetare. Te gjitha ata qe e kuptojne shtetin e se drejtes, e dine shume mire qe shqiperia ndodhet ne kolaps total, te gjithanshem. Praktikisht shqiperia nuk ka gjykata dhe kjo gjendje e krijuar nuk do zgjidhet per vite te tera. Te gjitha nivelet gjyqesore kane vakanca dhe me e frikshmja jane gjykatat e shkalleve te para dhe ato te apelit te cilat duhet te shqyrtojne ceshtjet brenda nje afati kohor te caktuar.
    Ne ate vend ka humbur cdo sens mase, normaliteti. Sdo habitesha nese ndonje dite pushtetaret te merrnin per veten e tyre tere buxhetin e shtetit.

  4. Shpresojme qe miqte e tij politike ne Tirane, Sali Berisha dhe Ilir Meta, te mos e quajne tradheti kete takim te Albin Kurtit me “armikun” e tyre Soros,o ymer gelbaza shko lepija bythen albinit tani qe takoje sorosin,por lepija mire njelloj si salih saltores

  5. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA,POLICIA E KAPI MANJAKUN SEXUAL YMER GELBAZA KELLIREN DUKE E MDJEKUR DHE TENTUAR TA PERDHUNOJ MBESEN E BUJAR NISHANIT

  6. YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI DHE CARLO BOLJA NXJERRIN NGA GOJA QKA NXJERR SALI BERISHA NGA BYTHA -dmth MUT ME ERE thotë:

    EDI RAMA U JAP PARA YMER GELBAZA KELLIRES BATON HAXHIUT DHE FRROK CUPIT PER TI OFENDUAR DHE SULMUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  7. YMER GELBAZA KELLIRA GJOBITET SE PO E QELBE AJRIN QKA PO NXJERR NGA GOJA-QELBESIRE MUTI PO NXJERR YMERI thotë:

    ZOTI BUSHATI TE SHIKOJ SHUME JUVE FATOS LUBONJEN DHE ARMAND SHKULLAKUN,SONTE BATON HAXHIU SU GJITHE HERE E BERE TA MBYLLYTE GOJEN DHE IKU SI NJE ZAGAR I DHJERE ME BISHT NDER SHALE-POR NJE DUHET TE BERE EDHE YMER GELBAZA KELLIREN DUHET TE PERQMONI DHE TALLNI BYTHEN ME TE SI ME TE TJERET ,SE YMERI PO E OFENDON NE MENYRE BANALE ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  8. KOL SALLAKU SKYPE E PASKA LARGUAR NGA PUNA ARJAN VASJARIN ,VETEM E VETEM SE DOLI KRAH SALI BERISHES DHE E NXORI LAKURIQ VENDIMIN E D.A.SH PER VENDIMIN NDAJ SALI BERISHES

  9. Berisha, duke qënë se ka qënë për 25 vite anëtar dhe më pas sekretar i PPSH, përvetësoi metodat e Enver Hoxhës, i cili kur të bënte “letrat” për në atë botë, fillimisht të diskutonte dhe debatohej në Byronë Politike, pastaj në KQ të PPSH, pastaj në organizatën bazë të partisë dhe në fund të jepte shkelmin përmes linçimit në Frontin Demokratik. Këtë punë bën Berisha, ndonëse e “shet” si respekt maksimal ndaj statutit të PD dhe strukturave e forumeve vendimmarrëse të PD.O ymer gelbaza ta paskan shkely bythen shpellkaret stalin ari fax neri je kenaqur o kopili i dobicit serb salih karaxhic berisha

  10. YMER PSE JA PUBLIKOJE DOSJEN EDI RAMES DHE E NXORE ME KARTEL SI BUDALLA DHE MJE NJE VELLA NGA GRUEJA DHE BABAI thotë:

    YMER MOS SHKELZEN KETU TE LAPSI.al

  11. Përpara jo më shumë se 6 muajsh, Lulzim Basha ishte më i miri sipas Andi Bushatit. Pas 6 muajsh të shkurtër, është më i keqi. Cilin Bushat të besojmë?

  12. Dhe ti beson Andin, nipin e kryekomunistit me te flakte. A thua se pret koherence nga Andi. Metoda komuniste lincimi per perfitime personale. Gazeta Lapsi me komentuesin e flaket Ymer Gelbesin pas te cilit fshihet bashkpunetori i Andit i flasin turmes donkishote te shoqerise shqiptare. Andi vetem shan por nuk na tregon ndonje zgjidhje qe dhe ne te krahasojme organet gjyqesore te lindura nga vetingu dhe propozimet e Lapsit per permiresimin e sistemit gjyqesor. Nuk te duhen mend te shash kedo dhe cfaredo gjeje.

    1. Nuk quhet gazete por portal. Qeke merzit aq shume qe kane share mero ymer gelbazen sa duket sheshit qe je vete merua. O rrot kari po qeshin te gjithe me ty kur u pergjigjesh njerezve qe te shajne,se dallohet qe po plas nga marazi hahahaha bythqir pederast qe rri ne zyre duke pare porno

  13. Është imprehtë në çdo argument dhe shumë i saktë në analizat që bën thotë:

    Enipëlqej çdo argument të Andi Bushatit

  14. Ne fakt Bushati gabon vetem ne nje pike: Kjo nuk eshte lopata e pare qe PD te hape gropen e vet, kjo eshte lopata e fundit e dheut me te cilen po mbulohet perfundimisht kjo parti e cila mesa duket e kreu ciklin e vet. Fakti nese vula i mbetet Saliut apo Lulezimit ka rendesi vetem per ata vete, per biznezet e tyre, pazaret, egon apo perfitime te tjera. Per Shqiperine e shqipetaret kjo nuk ka me asnje rendesi. Sot eshte koha qe te ngrihet nje force e re, ndryshe dhe pa asnje lidhje me politikat e se shkuares. Nese ndodh ka nje shprese, nese jo kete vend e mori lumi edhe per nja 30 vjet te tjera por jo pergjithmone, nje dite ajo force do linde dhe permbysja do te ndodhe sepse une besoj qe cic ka thene Dekarti: Natyra nuk i lejon boshlleqet.

    1. Usa si tutor i edvinit ka shekuj me dy parti (pseudo) qe kontrollojne jeten politike duke penguar cdo egzistence te re forcash.

  15. Vettingu i Koncesioneve – Ky eshte Lopata qe u hap varrin hajduteve ne c’do qeveri dhe u tregon shqiptareve se sa jane vjedhur ata dhe Buxheti i Shtetit!

  16. “Pikërisht për këtë qeveria e tij ka parashikuar në buxhet fonde të njëjta për funksionimin e KPK-së (komisioneve të vettingut,) “
    Po sikur reformen e paguanin europianet e amerikanet, a nuk cirren keshtu dite e nate… me Ngjelin ne krye…?

  17. Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve. Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim Kopukun.

    – sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

  18. Të dy ata janë shpallur “Non Grata” nga DASH dhe si për ironinë e fatit njeriu që është sulmuar më shumë nga Berisha vitet e fundit, do të përcaktojë edhe fatin politik të tjetrit, më së paku atë të mandatit të deputetit.

  19. Bushati,ky kopil i familjes Kapo kerkon te beje nje analize ne fletushken e tij po vetem mastrubon me foton e sali Malokut

  20. “Sali Berisha duke shpjeguar sa e rëndë është për Shqipërinë nëse një politikani shqiptar SHBA i heq vizën. E ka shpikur dikur këtë për Gramoz Ruçin. Tani këtij i kanë hequr të drejtën familjarisht për të qenë përfaqësues të popullit shqiptar, si hajdut dhe minues të demokracisë. Shumzojeni këtë që thotë vet me 10 për ta kuptuar çfarë e ka gjetur”

  21. Në Bashkinë e Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, dera e institucionit prej dy ditësh mbahet e mbyllur me zinxhirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *