• |
ide | kryesore

Biden dremit në samitin e klimës/ Video bëhet virale

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Rrjetet sociale shpërthyen të hënën kur u shfaq një video virale që tregonte Presidentin e SHBA, Joe Biden duke dremitur gjatë fjalimeve të hapjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.

78-vjeçari qëndronte me krahët e tij të kryqëzuara, teksa dukej se binte dhe zgjohej nga gjumi në videon e shpërndarë nga gazetari i Washington Post, Zach Purser Brown.

“Biden duket se bie në gjumë gjatë fjalimeve hapëse të COP26,” – shkroi ai. Më pas Biden shihet duke fërkuar sytë në përpjekje për të larguar gjumin. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *