• |
ide | kryesore

Conte në pankinën e Tottenham deri në 2023 i fut dridhjen Serie A: nga Brozovic te Kessie ja objektivët e Spurs

-Instant, Sport

Tottenham shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe Antonio Conte do të marrë pankinën e Spurs deri në vitin 2023. Cështja nuk është kaq e thjeshtë, sepse me afrimin e merkatos së transferimeve dimërore kjo lëvizje i ka futur ethet Serie A. Trajneri salentin në fakt do t’i kërkojë klubit anglez një përpjekje të rëndësishme për të forcuar skuadrën që në sesionin e janarit dhe në fletoren e tij tashmë janë shënuar disa emra që luajnë në kampionatin italian.


I pari është ai i Dushan Vlahovic, i cili pasi refuzoi rinovimin me Fiorentinën është në qendër të merkatos së klubeve të mëdha europiane. Ditët e fundit Joe Barone dhe Daniele Pradè janë parë në Londër për një takim me drejtuesit e Spurs, të cilët pavarësisht se i konsiderojnë të tepërta kërkesat e Commissos (60/70 milionë), po e monitorojnë me shumë vëmendje sulmuesin serb, duke pasur parasysh se pretendentët për Harry Kane janë gjithmonë në dritare.


Për mesfushën, nga ana tjetër, Conte mendon për një lojtar që e njeh shumë mirë: Marcelo Brozovic. Negociatat me Interin për rinovimin e kontratës së kroatit, që skadon në qershorin e ardhshëm, janë pezull prej disa kohësh dhe kjo situatë pasigurie mund të favorizojë Tottenhamin, i cili po mendon për një shkëmbim të barabartë (në bazë të rreth 30 milionë euro) me Tanguy Ndombele. Një tjetër top player në mesfushë, në skadencë kontrate është Franck Kessie, për të cilin Paratici kishte bërë një tentativë në verë dhe që mbetet një objektiv konkret, edhe pse për lojtarin nga Bregu i Fildishtë duket se ka një avantazh PSG, që do t’i ofronte 10 milionë në sezon.

Për të qëndruar te Interi, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni janë në krye të listës së dëshirave të ish-trajnerit të zikaltërve për të sistemuar mbrojtjen. Italiani rinovoi me klubin e Zhang majin e kaluar, por një ofertë befasuese nga Spurs (të cilët me të do të bënin një investim për të ardhmen) mund të bëjë që si lojtari ashtu dhe shoqëria zikaltër të lëkunden. Një argument i ngjashëm mund të bëhet edhe për holandezin, më pak i ri se shoku i skuadrës, por me kontratën që skadon në vitin 2023 dhe përfaqësohet nga Mino Raiola.

Gjithashtu për mbrojtës krahu, Conte ka hedhur sytë nga Serie A dhe në veçanti preferon Manuel Lazzarin, raporti i të cilit me Sarrin nuk është ai më i miri dhe që mund të largohet nga kryeqyteti që në janar. Kontrata e tij me Lazion skadon në vitin 2024 dhe vlerësimi i tij është rreth 18 milionë, para që do të ishin shumë të përshtatshme për Lotiton.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.