• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj del kundër shtyrjes së vetingut, kërkon analizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj ka dalë kundër kolegëve të tij, të cilët kërkojnë zgjatjen e mandatit të Vettingut.

Deputeti Xhafaj nuk ka pranuar të firmosë nismën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Xhafaj në fjalën e tij madje kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut.

“Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.

Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.

Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.

Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalisht jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.

Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? që mos vijmë prap pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?

Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?

Sot ka shumë diskutime për këtë çështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK.

Është rasti për ta diskutuar këtë e të themi kemi nevojë për instrumente që e forcojnë këtë? ONM duhet të na e thotë se ky ka qenë dhe roli i përfshirjes së saj në këtë proces.

Tjera garantimi i integritetit të komisonerëve. Unë bëj pjesë në ata njerëz që mendoj se komisioni i posaçëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por ama disa çështje që janë ngritur në mënyrë të veçantë nga shoqëria civile përmes adresimeve të ndryshme për integritetin e disa komisonerëve të veçantë kanë nevojë për vëmendje. ” – u shpreh Xhafaj.

Deklarata e Xhafajt u bë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut.

Xhafaj tha se është e nevojshme që ky proces ‘të na çojë drejt një analize të plotë të situatës ku jemi.

“Do nënkuptoja së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi, për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Pse duhen dy vjet e gjysme e jo tre vjet, së dyti cilat janë problematikat e shfaqura gjatë këtyre 5 vitve, pengesat që erdhën në fillim të procesit, ka një sërë faktorësëh, shumë mirë që ky debat ti shterojë, se është në interes të besimit të publikut, se mbi procesin janë hedhur shumë dritë hije”, tha Xhafaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *