• |
ide | kryesore

Gardisti paraqitet i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit, çfarë dyshohet

-Instant, Arkiva, Lajme



Një punonjës i Gardës së Republikës është paraqitur ditën e sotme i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit.

Policia e Shtetit përmes një komunikate zyrtare bën me dije se gardisti është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *