• |
ide | kryesore

Kriza në Maqedoni si goditje ndaj takimit të “Open Balkan” në Beograd

-Instant, Kryesore



Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës i ka dhënë një goditje të fortë edhe nismës Open Balkan, që do të zhvillonte në mesjavë takimin e saj të radhës në Beograd. Zaev shpalli tërheqjen e tij të parevokueshme nga qeveria dhe nga kryesimi i LSDM, por bëri thirrje që shumica e sotme qeverisëse ta ruajë pushtetin duke mos i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ai fitoi vetëm 7 bashki në ndryshim nga opozita e djathtë që mori 20 të tilla, kryeministri në detyrë bëri thirrje që VMRO-DPMNE mos vijë në pushtet.

Lexo me tej:

Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Si kryeministër i dorëhequr, por në detyrë, Zaev do të jetë me siguri në samitin e Beogradit ku ai do të takohet me Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramën.

Në datat 3 dhe 4 nëntor, tre liderët pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi pritej të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe dot të pasohej me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Analiza/ Rama për “Politico”, si promovues i Ballkanit të Hapur

Por largimi i Zaevit dhe rritja në elektorat e opozitës së djathtë përbën një barrierrë më shumë për nismën e presidentit serb dhe kryeministrit shqiptar. Nëse atë deri më tani nuk e kanë pranuar Kosova, Bosnja dhe Mali i ZI, ndërsa europpianët kanë paralajmëruar se ajo nuk duhet të mbivendoset mbi procesin gjithëpërfshirës së Berlinit, humbja e një aleati të bindur si Zaev duket një goditje e rëndë për planet e Ramës dhe Vuçiçit.

Kjo për më tepër se opozita e VMRO-DPMNE është shprehur kundër kësaj nisme. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut se po përdor “Ballkanin e hapur” si alternativë ndaj dështimit në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Andi Bushati:Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Partia opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut gjithashtu kritikoi ashpër Zoran Zaev për iniciativën, duke e përshkruar atë si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE. Gjatë samitit të këtij korriku kur Mini Shengeni ndërroi emrin në Open Balkan, VMRO-DPMNE lëshoi një deklaratë:

“Maqedonia i përket familjes së gjerë evropiane të vendeve dhe përpjekjet e tilla të Zaevit për të treguar një bashkëpunim shumëpalësh të vendeve të Ballkanit si sukses të madh diplomatik, në fakt është dështim diplomatik për të arritur qëllimin – anëtarësimin në BE. Është e qartë se përveç dështimeve në vend, qeveria e Zaevit po përballet me disfatë edhe në nivel ndërkombëtar. Për katër vjet paturpësisht gënjeu qytetarët për integrimet evropiane të Maqedonisë, duke kërkuar alibi dhe fajtorë te të tjerët, për të përfunduar në “Mini Shengen”, thuhej në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale e djathta po kërkon zgjedhje të menjëhershme të parakohëshme, por ndonëse shumica parlamentare në maqedoni e ka rrefuzuar këtë ide, si largimi i Zoran Zaevit si dhe mbështetja që elektorati i dha një opozite kundër Ballkanit të hapur nuk është një lajm i mirë për Ramën dhe Vuçiçin që do të takohen sërish këtë mesjavë në Beograd.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI ESHTE NJE NJE NJERI ME KARTEL KLINIKE SI BUDALLA DHE SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES ,YMER I KISHTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES thotë:

    DO TE ZAVENDESOHET ME ZAGARIN BATON HAXHIU haha haha

  2. I iku njera nga dy gojoret qe mbante Sander Vucici poshte tavolines se Open Ballkan. I ka mbetur vetem torja e Surrelit.

  3. Po c’goditje more shoke!!
    Po ku piet Partija jone dhe shoket jugosllave Mugosha dhe Popovic per disa reaksionare si Zaevi!!
    T’rroje Partija dhe miqesia me Jugosllavine mike!

  4. sociologu Ergis Mërtiri ka mbajtur një qëndrim duke ju përgjigjur sulmit të të ndërmarrë nga ithtarë të Berishës ku në krye qëndron reparti ushtarak ZeniTV dhe Zeni.net të administruara nga mendimtari Çlirim Peka.

  5. Po te mos ishte Rama qe do Open Ballkan, u thoshim partive shqiptare ne Maqedoni qe verini kusht qeverise maqedoanse qe mos ta pranoje Open Balkan, por s’jam themi dot, kur vete Rama do,e qe ne kete rast perfaqeson Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *