• |
ide | kryesore

Kultivimi i kanabisit/ Pezullohet shefi i komisariatit, në pranga kryeplaku

-Instant, Lajme, Të fundit



Kultivimi i kanabisit në qytetin e Përmetit ka sjellë ndëshkime në radhët e zyrtarëve të policisë së këtij qyteti. Mësohet se është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të këtij qyteti Petrit Gjokaza, deri në sqarimin e plotë të çështjes së kultivimin e kanabisit. Po ashtu mësohet se mbahet në arrest shtëpie ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

Hetimet kanë vënë në pranga edhe kryeplakun e Frashërit në Përmet Klodijan Mustafa 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, ku u dha masa për detyrim paraqitje për inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.  Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet Joan Allamani. Ndëshkimet në radhët e “uniformave blu” kanë ardhur pas sinjalizimeve të SHÇBA Vlorë.



1 Comment

  1. Nese kultivimin e kanabisit e bene komisari apo shefi i krimeve te policise athere me teorine e kompensimit i bie qe krimineli e mafiozi te behet komisar apo shef krimesh . Jetojme ne nje vend ku çdo gje eshte anapolla , ku çudite nuk çudisin askend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *