• |
ide | kryesore

Madonna kritikohet nga fansat,shkak Marylin Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Madonna është kritikuar së fundmi nga fansat e saj pasi rikrijoi skenën e vdekjes së Marilyn Monroe.

Madonna ka realizuar foto të ngjashmeme setin e fundit fotografik të Monroe, “The Last Sitting” (1962) të realizuar nga fotografi Bert Stern gjashtë javë para se Monroe të ndërronte jetë. Në fotot për V Magazine, ajo mban unaza të ngjashme me stilin e Marilyn dhe qëndron e shtrirë në një shtrat, pranë të cilit ndodhen disa pilula me recetë. Mirëpo këto fotografi nuk janë mirëpritur mirë nga ndjekësit e saj të cilët kanë nisur ta kritikojnë këngëtaren në rrjetet sociale.”Për disa arsye të frikshme, Madonna vendos të rikrijojë shtratin e vdekjes së Marilyn Monroe. Fotografia bardh e zi është në fakt dhoma e gjumit e Marilyn Monroe ku ajo vdiq.”, shkroi një person në Twitter. Monroe ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare nga një mbidozë pilulash me recetë. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e gjumit më 4 gusht 1962.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *