• |
ide | kryesore

Mbi 5 milionë jetë të humbura nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Lajm tepër i zymtë për pandeminë koronavirus. Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në të gjithë botën i ka tejkaluar 5 milionë.

Shifra është konfirmuar nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”, që ka regjistruar të dhënat që prej nisjes së pandemisë.

Bilanci më i rëndë i vdekjeve vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 766 mijë, më pas ndjekin Brazili dhe India.

Sa i përket rasteve, në të gjithë botën janë infektuar mbi 246 milionë persona. Aktualisht, janë administruar rreth 7 miliardë doza të vaksinave anti-Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *