• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje me makinë 60-vjeçarin në Krujë, arrestohet shoferi 41-vjeçar

Arkiva



Është vendosur në pranga 41-vjeçari L. Sh., i cili një ditë më parë, aksidentoi për vdekje me mjetin e tij 60-vjeçarin I. M.

Burri pasi kreu aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe dy shtetase të moshave 59 dhe 28 vjeçe.

Kjo për faktin se ata i kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares F. Gj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
…..
Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *