• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore/ Prap Damian Gjiknuri përfaqësues i PS-së në Komision

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ulja e opozitës në tryezë me Damian Gjiknurin për të negociuar për reformën zgjedhore u komentua gjatë vitin e shkuar. Gjiknuri ishte kapur në përgjimet e prokurorisë për manipulimet në zgjedhjet e Dibrës, ndërsa bisedonte me Imer Lalën, një prej të fortëve të zonës që ishte përgjuar edhe duke folur për shitblerjen e votave.

Por përderisa opozita e PD-LSI pranoi të ulej në tryezë me Gjiknurin akuzat për manipulim të votave u zhvlerësuan, ndërsa rezultati në 25 Prill ishte i njëjti. PD foli përsëri për një “masakër elektorale” pas zgjedhjeve dhe ende sot akuzon për manipulime.

Ndërkohë që procesi i një reforme zgjedhore do të nisë sërish në një komision të ri parlamentar, propozimi i socialistëve nuk ka ndryshuar: Damian Gjiknuri është emri që vjen si bashkëkryetar i Komisionit me të drejtë vetoje.

Lëvizja ngjan me një deja vu. Opozita më parë ka thënë se nuk mund t’i imponojë mazhorancës të zgjedhë përfaqësuesit e saj në komisione, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të dërgojë sërish Oerd Bylykbashin për të negociuar mbi reformën zgjedhore apo dikë tjetër.



7 Comments

  1. Rehabilitimi i Gjiknurit ishte per t’i thene te tijve qe SPAK eshte loja dhe qe te vazhdojne te pashqetesuar patronazhimin. Promovimi i Gjiknurit eshte shfaqje e domosdoshme arrogance per qeverine dhe fakti qe PD nuk i rezistoi dhe nuk i reziston tregon sa vete-respekt ka kjo parti dhe sa pritshmeri per te ardh ne pushtet. Pervec vjedhjes se zgjedhjeve, me tenderin e unazes, Gjiknuri u be dhe simbol i pandeshkueshmerise per korrupsionit ne administrate. Me pak fjale Damiani eshte kopertina me kuptimplote e fushates te permbledhur nga Sajmir Tahiri me fjalet magjike ‘….Vazhdoni se nuk na ha kari per njeri…’

  2. Kjo do te thote hajde bejme sikur……………………delet gjithsesi nuk ndihen dhe do jene te kenaqura

  3. Me mire mos e beni fare . ikni o njerez , larg ketij vendi larg se keqes . Ose rrini por rrembeni ça te gjeni dhe ngrihuni kunder kesaj kaste te ndyre . Liria nuk dhurohet , fitohet me gjak .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *