• |
ide | kryesore

“S’ka vdekur njeri për bukë”. Eurostat nxjerr shifrat që e klasifikojnë Shqipërinë të fundit

-Instant, Kryesore



Gjatë një takimi propagandistik para fitores së mandatit të tretë i cili premtonte ta mbushte vendin me porte dhe aeroporte, kryeministri Rama tha një shprehje që do të mbahet mend gjatë: “Që nga koha e Skënderbeut në Shqipëri nuk ka vdekur njeri për bukë” tha ai duke iu përgjigjur akuzave se ndërkohë që qeveria flet për projekte më të mëdha, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër.

Por statistikat e Eurostat të pa ndikuara nga brockullat e propagandës qeveritare dëshmojnë për të kundërtën. Sipas tyre në vitin 2019, pra në kohën kur Rama ishte në mesin e mandatit të dytë 51.8% e shqiptarëve ishte në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Sipas dhënave të publikuara nga instituti europian i statistikave Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë për pasigurinë ekonomike të qytetarëve të saj.

Në këtë klasifikim që merr për bazë shkallën e punësimit, nivelin e arsimimit në familje për prindrit dhe fëmijët, llojin dhe përbërjen e familjes Shqipëria renditet me diferencë të madhe nga vendi që vjen menjëherë pas nesh, Mali i Zi (36.6).

Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 ai afishoi një kredo. Uljen e pabarazisë nëpërmjet taksimit progresiv si një masë ndaj një padrejtësie ku 5% e shqiptarëve kishin të ardhura sa pjesa tjetër e 95%ve prej tyre. Por mënyra e shtrembër e taksimit, lehtësitë për më të pasurit dhe ligje si ato që i përgjysmonin atyre taksën për dividentin, bënë që në Shqipëri, edhe pse me taksë gjoja progresive pabarazitë të thelloheshin.

Me ardhjen e tij në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, dëshmohet se ajo u rrit. Vënia në funksionim e taksimit gjoja progresiv gjatë viteve 2014- 2018 tregon se pjesa e të ardhurave e përfituar nga 10%-shi më i varfër i popullsisë ra nga 3.7% në vitin 2012, në 2.9% në vitin 2014, në 3% gjatë viteve 2015- 2017. I njëjti tregues provon se 10%-shi më i pasur i popullsisë e rriti kontrollin e tij mbi të ardhurat që prodhon ekonomia nga 22.9% në vitin 2012 (niveli më i ulët që nga 1996) në 25.5% në vitin 2014, dhe 25% për vitet 2015- 2017.

Dhe kështu Shqipëria është sot vendi me gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Prandaj Rama nuk flet më për uljen e pabarazive por mjaftohet të ngushëllohet se këtu askush nuk vdes për bukë.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. sociologu Ergis Mërtiri ka mbajtur një qëndrim duke ju përgjigjur sulmit të të ndërmarrë nga ithtarë të Berishës ku në krye qëndron reparti ushtarak ZeniTV dhe Zeni.net të administruara nga mendimtari Çlirim Peka.

  2. Shikoni se ç’hop eshte nga ne teke malazezet , pothuajse 1/3 . Kjo eshte kembane alarmi . Eshte e frikshme , shume e frikshme . Po kujt ja thua ? Ketyre çakenjve te rilindjes ku “suksesi” i qeverisjes sipas tyre nuk i le vend dhe “suksesit” pasardhes ? Kesaj i thone te mbushesh barkun me lugen por bosh ? Edhe para kohes se skenderbeut nuk ka vdekur njeri per buke dhe neser nuk ka per te vdekur njeri per buke por ne nuk jemi kafshe qe synim te vetem kemi buken . Sot varferia po i le vendin skamjes . Shko neper pikat e shumices apo dyqanet e lagjeve dhe do shikosh mizerjen qe mbizoteron ne kete vend o i gjati ine . Nuk je vetem ti fajtor o i gjati ine , por si ty asnje tjeter qe nga koha e Skenderbeut nuk e varferoj kete vend kaq shume . Largimi yt dhe i sektit antishqiptar mavi eshte domosdoshmeri imediate . Ti thua se nuk kemi pare gje akoma o i gjati ine por edhe ti o shpirtkatran nuk ke pare gje akoma . Tmerri dhe hakmarrja e popullit do te perndjek kudo e ngado . Ky popull do jete makthi yt o i gjati ine . Kush me shpat vrau nga shpata do te vdes .

  3. Po se keshtu i duhen njerezit Ed Rames. Te leckosur e pa leke ne xhep. Keshtu i blen votat me kollaj. Me carjene PD, ai tashme po mendon per mandatin e peste (2025-2029)

  4. Dhe cfare ndryshimi ka kur kane lene kete gomar me te gjitha fuqite e tij prej deliranti injoranti……………. Kur ky popull nuk kerthet me te gjitha forcat qe ka! Kur akoma vazhdon lista per buke…… Kur paguan cdo gje po cdo gje nga xhepi nese ke te besh me spitale! Kur te ze frika te ulerasesh per te drejtat e tua dhe te mbyllin brenda me akuza qe as vet nuk i kuptojne, thjesht sepse ashtu kane marre urdher te mbyllin zerat.. lista vazhdon shume e shume me teper.

  5. Nuk dua te mbroj Ramen sepse te njejten koment do kisha per cdo politikan qe do ishte ne krye te Shqiperise.

    Keto lloj indeksesh e studimesh sa reale jane???

    Nese ne studim merren parasysh punesimi, shkollimini familjareve dhe femijeve dhe ” lloji i familjes” ( qe nuk e kuptoj cfare do te thote) atehere nuk ka pse shume vende te jene me pak te rrezikuara se Shqiperia.

    Mos po me thoni se malazezet dhe bullgaret paskan prinder me te shkolluar dhe familje me te forta?

    Se faktikisht eshte gati e kunderta.

    Prandaj perpara se te marrin si te dhene te mireqene studimin e Eurostat, te shikojme nje here mbi cfara bazash e mbeshtet Eurostat kete studim dhe sa i sakte eshte

  6. Shpresojme qe miqte e tij politike ne Tirane, Sali Berisha dhe Ilir Meta, te mos e quajne tradheti kete takim te Albin Kurtit me “armikun” e tyre Soros

    1. Doli gerdalla dhe i tha fshatares socialiste Demin e solla per lopen jo ty” dhe te dy me burrin e duartrokiten me forte. Te tille injorante na rrethojne.

  7. Berisha, duke qënë se ka qënë për 25 vite anëtar dhe më pas sekretar i PPSH, përvetësoi metodat e Enver Hoxhës, i cili kur të bënte “letrat” për në atë botë, fillimisht të diskutonte dhe debatohej në Byronë Politike, pastaj në KQ të PPSH, pastaj në organizatën bazë të partisë dhe në fund të jepte shkelmin përmes linçimit në Frontin Demokratik. Këtë punë bën Berisha, ndonëse e “shet” si respekt maksimal ndaj statutit të PD dhe strukturave e forumeve vendimmarrëse të PD.

  8. Kjo nuk eshte cudi. Kalifornia qe eshte shteti me i majte i US ka extremet me Te medha, qerate dhe banesat me Te shtrenjta. Oligarket me vitet 90te e kuptuan se siguria e tyre dhe fitimet do rriteshin nese ata do kontrollonin partite dhe levizjet e majta. E arriten qellimin e tyre dhe I kthyen keto parti qe te luftojne per nevojtoret e transgender apo problemet raciale ne vend te rrogave dhe interesave Te Punetoreve. Dhe kur rrogat ngrihen sa per sy e faqe ata detyrojne qeverite te presin para qe shkojne per Walmart e Amazon dhe krijojne inflacion e varferojne popullin. Pse Shqiperia do jete ndryshe? Miqte e shoqes Kim do mbeshtesin ata qe jane ne anen e tyre packa se vjedhin direkt apo indirekt.

    1. Se mos mbaron ktu historia me mriken.
      Aty fatkeqesia jane edhe vete popullata trushplare nga ideja se qeveria nuk eshte me zgjidh problemet e popllit, perkundrazi. Poplli po do me hanger duhet me pas biznes, gjithe poplli biznesmen, gjith bizneset ne sherbim tqeverriut.

  9. Para dy-tre vjeteve, doçi dhe nje interviste nje gazetareje tek Canali France 3, nderkohe qe ky i lehte asaj per sukseset me rrena e rrena pa fund e pa cipe, gaztares franceze,ajo e pyeti ” Po mire mor doç (kuptohet qe per edukate i tha z Rrama) si spjegohet qe ne Shqiperi varferia eshte rritur keto vite nen qeverine tende? Doçi, si pa te keq i tha ; “shqiptert nuk po vdesin per buke”! Aty gazetrja e mbylli intervisten. Qe atehere u kuptua qe ky ka qellim vdekjen e shqiptareve nga uria , atehere ky do ta kenaqe shpirtin e tije te zi, kur te vdesin njerezit, sikur ja kane ata fajin per komplekset fizike qe ka… Ky SUPER HAJDUT E TRADHETAR, SUPER, kerkon te beje histori se per te bere gjera te mira per shqiptaret e Shiperine nuk mundet dot nuk e lene djate e zi qe ka ne bark! Ky do kujtohet si k/ ministri me i zi Skizofren Toksik, Halè e bir haleje!

  10. Cfare prisni nga nje person qe po shkon 60 vjec dhe akoma pi kokaine. Rama do marr nga vila ne Surrel familjarisht dhe ta cosh ne nje shtepi me qera te bregu i lumit te pallatet parafabrikate, me qera dhe ti japesh rroge 30000 leke kurse Lindes page minimale 26000 leke dhe ta shikojne si rritet Zaho. Keshtu do kuptoje qe shqiptaret po vdesin per buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *