• |
ide | kryesore

VIDEO/ Biondja e zhveshur del nga furgoni i postës, shoferi pushohet nga puna

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një video e xhiruar në korrik të vitit 2019 në një lagje rezidenciale në Florida është bërë virale në internet.

Ajo tregon se si një furgon i shpërndarjes së postës hap ngadalë një derë të pasme dhe porej aty del një grua bionde e veshur me një fustan të zi. Teksa largohet, ajo merr në dorë një telefon nga fustani i saj dhe bën një telefonatë.

Video u postua në TikTok një javë më parë dhe që atëherë ka marrë mbi 11.2 milionë shikime. Komentuesit e shfrenuan fantazinë me komente.

“Pakoja do të dorëzohet për 9 muaj. Faleminderit”, – ka shkruar njëri.

“Ai thjesht po i tregonte “pakon” e tij”, – thumbon një tjetër.

“Ky është shërbimi i ri i Amazon nga dera e pasme!” – bën shaka një i tretë.

Edhe pse as shoferi dhe as gruaja nuk janë identifikuar publikisht, zëdhënësja e Amazon, Maria

Boschetti zbuloi për Fox News se ai ishte pushuar nga puna.

“Kjo nuk pasqyron standardet e larta që ne kemi për partnerët tanë që shërbejnë në dorëzim dhe drejtuesit e tyre. Lejimi i pasagjerëve të paautorizuar të hyjnë në automjetet e dërgesës është një shkelje e politikës së Amazon dhe shoferi nuk po u dërgon më paketa klientëve të Amazon” – tha ajo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *