• |
ide | kryesore

Vlorë/ Investitori në kërkim, lirohen punëtorët që po ndërtonin objektet pa leje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka liruar 11 personat e arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Vlorës për ndërtimin e tri objekteve pa leje që po ndërtohen në fshatin Palasë në Dhërmi.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasit Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja.

Në kërkim mbetet investitori shtetasi Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjëndje të lirë per dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.

Këta shtetas u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në Palasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *