• |
ide | kryesore

Zgjatja e vettingut/ Fatmir Xhafaj gris fasadën e sukseseve të reformës në drejtësi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa përgatiten të ndryshojnë Kushtetutën që të zgjasin vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, socialistët janë të kujdesshëm të mos e cënojnë imazhin e një reforme të suksesshme në drejtësi. Shkëlqimi i saj nuk duhet vënë në diskutim, sidomos tani që po ndodh një ndryshim i Kushtetutës, për shkak të vonesave të paparashikuara të procesit të vetingut.

Në Këshillin e Legjislacionit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tentoi ta kalonte formalisht si ndryshimi i një neni të Kushtetutës, që nuk ka nevojë për qëndrim politik, sepse është vetëm “një çështje teknike” siç e quajti ai.

Por kundër kësaj qasjeje sipërfaqësore doli Fatmir Xhafaj, i cili shkeli për herë të parë vijat e kuqe në raport me vetingun dhe reformën në drejtësi, në një mënyrë që nuk guxojnë as deputetët e Partisë Demokratike që pritet ta votojnë atë.

Xhafaj kërkoi që çështja të shtrohej ndryshe, si vendim politik jo thjesht si çështje teknike dhe për këtë, kërkoi një analizë të vetingut dhe të pasojave të tij në gjithë reformën në drejtësi.

E para, Xhafaj preku çështjen e kredibilitetit të reformës në drejtësi. “Duhet jo thjesht një vendimmarrje teknike, por një vendimmarrje që i jep legjitimitet dhe kredibilitet këtij procesi” u shpreh ai. Në fakt, besimi i qytetarëve tek reforma në drejtësi ka rënë ndjeshëm. Një sondazh i publikuar së fundmi tregoi se një në katër persona (25,1%) mendojnë se reforma ka shkuar keq dhe një në dhjetë (11%) mendojnë se ajo ka shkuar shumë keq. Ndërkohë, që më pak se çereku (24%) mendojnë se ka shkuar mirë.

E dyta, Xhafaj kërkoi t’i hyhet në analizë konkretisht ecurisë së vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kështu, tha ai mund të kuptohet se sa duhet zgjatur ende mandati i vettingasve. “Sa çështje janë mbyllur? Sa çështje janë në proces dhe çfarë statusi janë? Për të kuptuar ecurinë e procesit, sepse mund të ngrihet pyetja, pse dy vjet e gjysëm dhe jo tre vjet e gjysëm? Pse jo një vit e gjysëm?” ishin pyetjet që ngriti ai në komision.

E treta, Xhafaj kërkoi të diskutohen problemet e procesit gjatë këtyre viteve dhe përse është vonuar deri në pikën që kërkohet zgjatja e vetingut. “Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije” tha Xhafaj duke kërkuar një analizë që të nxjerrë problemet e vetingut. “Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Pse u vonua 5 vjet? Sepse nga vonesat që u krijuan në procesin e vetingut, duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ngritjen e institucioneve të reja. Pra gjithë ky impass që është krijuar në sistem, lidhet me vetingun” tha deputeti i PS.

E katërta, Xhafaj kërkoi verifikim të komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vetingun. “Personalisht jam i pakënaqur nga ritmet e punës së KPK dhe ONM në këtë proces” u shpreh deputeti i PS që kërkoi të pyeten këto institucione. “Që të mos vijmë pas dy vitesh, të themi “A e shtyjmë edhe një vit tjetër?” tha Xhafaj, që preku për herë të parë thembrën e Akilit të vettingut, duke përmendur integritetin e disa prej antarëve të KPK. “Ka raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve te KPK. është rasti ta diskutojmë këtë dhe ONM duhet të na thotë, se ky ka qenë roli i përfshirjes së saj në këtë proces. është edhe garantimi i integritetit të komisionerëve. Disa çështje që janë ngritur nga shoqëria civile, në lidhje me integritetin e disa komisionerëve meritojnë vëmëndje” u shpreh ai, duke marrë de fakto lidershipin e procesit të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e vetingut mes socialistëve.

Lexo edhe: Sondazhi bombë/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

Lexo edhe: Eksperimenti me Shqipërinë/ Raport-progresi i KE nxjerr katastrofën e sistemit të drejtësisë

Lexo edhe: Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

Në fakt, ngritja e një serie problemesh për vetingun dhe për reformën në drejtësi nga Fatmir Xhafaj nuk janë thjesht një zë nga brenda Partisë Socialiste, që bie ndesh me frymën e lavdeve dhe himnizuese të pompuar nga maxhoranca dhe ambasadorët e huaj për procesin e vetingut.

Duke qenë një nga arkitektët kryesorë të kësaj reforme, pohimet e Xhafajt duhen parë si rrëfimet e një prej hartuesve të drejtësisë së re, që në analizën që i bën vettingut, përshkruan një proces jo vetëm të ndërtuar keq, por edhe të korruptuar, të kapur dhe të dirigjuar në prapaskenë./Lapsi.al



12 Comments

  1. Shpresojme qe miqte e tij politike ne Tirane, Sali Berisha dhe Ilir Meta, te mos e quajne tradheti kete takim te Albin Kurtit me “armikun” e tyre Soros

  2. O shoku meso te lexosh se flitet per diskutimib e reformes ne. Drejtesi. opo i ke te gateshme komentet je i nhejti si ne. aetikuklin per gjylametin dhe. komentoje kodra mas. Bregut

  3. Berisha, duke qënë se ka qënë për 25 vite anëtar dhe më pas sekretar i PPSH, përvetësoi metodat e Enver Hoxhës, i cili kur të bënte “letrat” për në atë botë, fillimisht të diskutonte dhe debatohej në Byronë Politike, pastaj në KQ të PPSH, pastaj në organizatën bazë të partisë dhe në fund të jepte shkelmin përmes linçimit në Frontin Demokratik. Këtë punë bën Berisha, ndonëse e “shet” si respekt maksimal ndaj statutit të PD dhe strukturave e forumeve vendimmarrëse të PD.

  4. drejtesia ne shqiperi eshte ne reanimacion .

    Nje shqiptar nuk merr dot proces te rregullt gjyqesor. nuk ka gjyqtar. nuk ka gjykata, dosjet e nje preocesi civil shkojne deri ne 10 vjet pa date apeli, gj e larte ka mbi 100 mije dosje. nuk ka organ e akuzes funskionale. PP i ri olsjan cela ska asnje arritje , asnje objektiv te arritur. Institucionet e reja jane jo funksionale dhe skane piken e besimit nga publiku. Spak merret me arka me peshq ,me komisionere te vdekur, tendera ordinere.

    Reforma nuk mund te jete 8 apo 10 vjet. reforma shtyhet qellimisht 8 vjet i thone 2 mandate qeverisje pa drejtesi FARE . Abuzon ai qe ka celsat e shtetit ne dore. abuzon rama dhe rampjellja ne cdo isntitucion shteteror. drejtesia , prokuroria BKH, SPAK nuk funksionojne FARE
    gjyqtaret dhe prokuroret jane te shkrehur . nuk kane me pike interesi as te hetojne apo edhe te zbardhin vendimet e marra ne seanca.
    Kjo eshte gjendja e drejtesise ZERO!

    Per cfare suksesi flasim atehere?

    Vetingu duhet te permbyllet nje ore e me pare.

    xhafa ska dale te flase per opoziten po per ti bere noi nder lali erit duke qene se Bela eshte duke marre OK nga rama per zgjedhjet e bashkise….

  5. Kjo reforma ne Shkoder ka hequr apsulutisht me te miret!
    E them me garanci te plote.
    Me te devotshwm, me njerzoret e me profesionalet.
    Qershia mbi torten e qelbur te reformes prokuroi i fundit.
    Te gjithe ne qytet qe kishin hall me prokurorine per shkak zollumesh qe kishin bere luteshin qe ceshtja te mos i binte me short L. L.
    Sa u gezua krimi qe e hoqen nga puna!
    Bravo reforme!
    Mbani Vate Staken e Andri Ymerin ne pune tia q.. nenen ketij mileti e ligjeve te shtetit!

    1. Duartrokitni shkodrane kara qe nje nga lushnja apo permeti ju duket sexy — thote Elhaid Poeti- ka ra shi – ka ra
      Ne qytetin tone
      ?

  6. Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve. Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim Kopukun.

    – sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *