• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea i bën presion Juventus me fitoren në Malmoe: përpjekje ‘titanike’ e Wolfsburg për kualifikimin

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e katërt të Champions League, Chelsea fiton 1-0 në shtëpinë e Malmoe dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grupin H, duke arritur për momentin Juventus. Kampionët e Evropës dominuan në pjesën e parë dhe kaluan në avantazh në fillim të pjesës së dytë, me golin e Ziyech në minutën e 56, i cili u tregua i aftë të shënojë nga fare pranë, pas aksionit të shkëlqyer të Hudson-Odoi. Buzëqesh edhe Wolfsburgu: 2-1 ndaj Salzburg me golat e Baku dhe Nmecha, i kotë barazimi momental 1-1 i Wober.

GRUPI G
Një fitore jetëdhënëse për Wolsfburg që në shtëpi mposhti kryesuesit e grupit Salzburg, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve, dy distanca nga vendi i parë që vazhdon të mbahet nga austriakët. Gjërmanët patën një fillim të vështirë në Champions me dy pikë në tre ndeshjet e para, por arritën të merrnin fitoren pikërisht kur duhej, duke qenë në garë të plotë për kualifikimin. Baku shënoi blitz për Ujqit, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 4, por Salzburg ekuilibroi situatën pas gjysëm ore lojë. Golin vendimtar e shënoi Nmecha 15 minuta pas rifillimit, duke ngjitur momentalisht Wolfsburg në vendin e dytë.

GRUPI H
Chelsea arrin Juventus për momentin në vendin e parë të renditjes së Grupit H, falë fitores 0-1 në Suedi kundër Malmoes. Vendosi ndeshjen goli i Ziyech në minutën e 56, që i dha londinezëve suksesin e dytë radhazi kundër suedezëve. Kampionët në fuqi megjithatë duhet të presin një hap fals të bardhezinjve, për të tentuar vendin e parë në grup, ose të presin sfidën e kthimit, pasi dolën të mundur 1-0 nga ndeshje e parë me skuadrën e Allegrit. Mbetet me zero pikë e asnjë gol të shënuar Malmoe, që luan tani vetëm për të respektuar kompeticionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *