• |
ide | kryesore

Flasin prindërit e 27-vjeçarit që dhunoi vajzën: Nuk e besojmë! Sajesë e nuses

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës la në burg të riun me iniciale R.K. i cili dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

27-vjeçari u arrestua pak ditë më parë, pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi u konstatua se e mitura kishte shenja dhune. Vajza ka dëmtime të brendshme dhe të nxira në organet gjenitale.

Në emisionin “Shqipëria Live” në TCH ka folur, gjyshi dhe gjyshja e 6-vjeçares, prindërit e R.K., që këmbëngulën se kjo është një farsë dhe manipulim i krijuar nga gruaja e 27-vjeçarit dhe fisi i saj.

“Nuk jemi të bindur. Duhet të jetë një montazh, manipulim… Nuk e besoj kurrë. Mund të jetë gruaja e tij me fisin e vet pas kësaj. Nëse vërtetohet se ai e ka prekur vajzën ashtu, djali s’do do të jetë djali im” – tha gjyshi i së miturës.

“Unë mendoj që është e montuar, s’ka mundësi të jetë e vërtetë. Ata janë ndarë kur lindi vajza, patën tradhti, por ata e dinë vetë, e ka çuar burrin tim në polici, gjoja se e ka dhunuar burri im.

Donte të na fuste në burg. Nuk na linte të takonim mbesën. Ajo më ka thënë që ka fol me vajzën dhe vajza ka thënë që s’më ka prek babi. Nusja ka pas interes me na bë keq, me na shujt si fis, më ka thënë “ke për ta parë se çfarë do t’i bëj” – u shpreh gjyshja.

Vetë nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai tha se bashkëshorti e kishte kafshuar dhe goditur me thupër. Ata kishin 6 vjet të ndarë dhe ishin bashkuar prej 1 muaji. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Keto qenkan komplet si familje te degjeneruar…
    Ca nuk besojne kto, qe cuni i tyre ka rraf, ka bere per spital ne rrezik per jeten vajzen e vet??!

  2. Imagjino tani gruaja dhe burri mund te jen martuar rreth 18-20 vjec sepse nese babi i goces eshte 27 vjec dhe vete goca 6 vjece i bie qe keta qenkan martuar adolishente.Cfare te presesh nga keta maskarenj te dyja palet qe i martojne femijet adolishente.Keshtu pastaj ndodhin problemet familjare me shumice, se probleme mund te ndodhin dhe ne moshe madhore, por mund te zgjidhen me pjekuri.Te vjen gjynah per gocen e vogel se prinderit te dy kan faj dhe duhet te kalben ne burg.Prinder injorant, kafshe me dy kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *