• |
ide | kryesore

FOTO/ Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në botë, vlen 17 miliardë €

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ekip gjahtarësh thesaresh mund të jetë në prag të zbulimit të thesarit më të madh në botë që thuhet se vlen 17 miliardë euro. Ekipi i njohur si “Tempulli i Dymbëdhjetë” është duke kërkuar në Finlandë që nga viti 1987 për atë që njihet si “Lemminkainen Hoard” i cili përbëhet nga ar, xhevahire dhe artefakte.

Grupi ka kaluar edhe këtë verë duke kërkuar për thesarin, duke punuar 6 orë në ditë, 7 ditë në javë. Mediat britanike thonë se ai gjendet në një shpellë brenda së cilës thuhet se ka 50 mijë gurë të çmuar, duke përfshirë rubinë, safirë, smeralde dhe diamante.

Aty mendohet të ketë rreth 1 mijë artefakte që datojnë mijëra vjet më parë si dhe një numër statujash prej ari 18 karatësh në madhësi reale. Anëtarët e grupit kanë udhëtuar nga e gjithë bota, duke përfshirë Rusinë, Australinë, SHBA-në, Suedinë, Norvegjinë, Gjermaninë dhe Holandën, për t’u bashkuar në këtë kërkim.

“Po kuptoj se është bërë një përparim i rëndësishëm dhe se ekuipazhi po ndihet veçanërisht i emocionuar” – tha për mediat Carl Borgen, 60-vjeçari që udhëheq këtë mision. Ekzistenca e thesarit u pranua në vitin 1984 kur pronari i tokave Ior Bock tha se familja e tij ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të fisit “Lemminkäinen” që shfaqet në mitologjinë pagane finlandeze.

Bock pretendoi se dhoma në pronat e tij ishte vulosur me pllaka guri në shekullin e 10-të për të mbrojtur thesarin nga pushtuesit. Bock, i cili ishte një tetraplegjik pas një goditjeje me thikë në qershor 1999, u vra nga ish-asistentët e tij në vitin 2010, por kërkimi për thesarin vazhdoi edhe pas vdekjes së tij.

Mendohet se thesari është fshehur diku në shpellat Sibbosberg, 20 milje në lindje të kryeqytetit finlandez Helsinki. Grupi beson se tashmë është vetëm disa metra larg nga zbulimi i thesarit dhe mendon se vera e ardhshme mund të jetë koha kur ai të zbulohet.

Grupi fillestar që filloi punën e gërmimit në vitin 1987 përbëhej nga 24 persona, 12 burra dhe 12 gra, edhe pse tani kanë mbetur vetëm 2 persona nga ekipi fillestar. ©LAPSI.al

The 'Temple Twelve' believe they may find the valuable hoard next year The hoard is thought to be hidden somewhere in the Sibbosberg cave system Carl Borgen is the world's leading authority on the Lemminkainen Hoard Where the treasure hunters are searching for the hoard Treasure hunters first started looking for the hoard in 1987

Landowner Ior Bock claimed his family were direct descendants of Lemminkäinen



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *