• |
ide | kryesore

Medalje e siguruar në Beograd: boksieri Alban Beqiri kualifikohet në gjysëmfinale të Botërorit

-Instant, Sport



Performancë fantastike e boksierit Alban Beqiri në Botërorin e Beogradit, që mposhti kundërshtarin jordanez Zejad Eashash, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të turneut e duke sigurar kështu të paktën medaljen e bronxtë. Pikërisht kështu, sepse në boks, ashtu si edhe mundje e artet marciale miks, sportistët që humbasin në gjysëmfinale marrin të dy medaljen e bronxtë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Beqirit në Botërorin e boksit, një arritje historike për Shqipërinë. Boksieri shqiptar triumfoi në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg. Me një boksim të shkëlqyer ofensiv dhe me një teknikë efikase në mbrojtje, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1 dhe tani synon finalen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *