• |
ide | kryesore

Rama në samitin e klimës: Shqipëria nuk ndot! Na duhen para, por jo borxh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fjalën që mbajti në Samitin e Klimës që po mbahet në Skoci, Edi Rama është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Rama theksoi se Shqipëria është një vend jo ndotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

“Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim.

Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jo ndotës. Po, po, një vend jo ndotës”, u shpreh Rama.

“Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës.

Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.

Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”. 



7 Comments

  1. Zgjidhja jone eshte oportuniste sepse kemi shume rezerva uji. Ne jemi me te vegjel e me te varfer prandaj nuk ndosim aq shume sa te medhenjte e te pasurit por ne realitet eficencen energjitike e kemi pertoke. Mjafton te ulje koeficentin e ndertimit dhe te rregulloje trafikun ne Tirane dhe ndotja kufizohej ndjeshem. Ndoshta Gjermania ndot akoma me shume se ne per fryme por kete e ben duke prodhuar te mira esenciale per gjithe boten, ndersa ne e bejme sepse duhet nje menyre e lehte per te shpenzuar leket e droges qe pervec mendjeve po na helmojne edhe mushkerite.

  2. Na cmendi me kete gjatesine O injorant nuk te kemi zgjedhur si mister gjatesia, dhe as Mister Piktori, por si kryeminster. O palacco. o psikopat, te qofshim Linden. O pleher. A e pate si iu kishte ngjitur Leonardo di Caprios, dhe thoshte me LEonardon duke mbrojt VJosen. Po nga kush po mbrohet Vjosa? Nga ti pra, bythqir. Mira ia kishte bere Leonardo qe e kishte lene si mut, as nuk ishte ngrit ne kembe .Psikopat

  3. Ky palloshi pse nuk i toegooi udheheqesve te botes pyjet qe rafshoi me taulant ballen, Paulinen sterkaj dhe gramoz rucin? A po harove edhe lefterie koken e durresit.
    plera qe shesin llafe porjo vepra.
    nuk po fles per kryemonstren e tiranes erion velinen qe shkateroi cdo gje ne tirane edhe reth sai duke e bere qytetin me te ndotur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *