Pas opinionit final të Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese pritet të dalë sot në një vendim përfundimtar për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.
Po ashtu, pritet që në shtatë bashki të shpallen datat për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. 7 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës. Në 4 bashki krerët e propozuar nga PS-ja rezultuan me probleme me ligjin e dekriminalizimit. Të gjitha bashkitë e mësipërme drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Zgjedhjet duhen bere ne te gjitha bashkite
Pse zgjedhje ishin ato? Nese duam te genjejme veten athere vazhdoni se mire e keni .