• |
ide | kryesore

Video/ Dybala feston si Platini, Lewa bën 3: Juventus e Bayern fluturojnë në 1/8 e Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus e Bayern Munich fluturojnë për në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve: bardhezinjtë e tërhequr nga Chiesa e Dybala shkatërrojnë 4-2 Zenit, ndërsa gjermanët mundën Benficën 5-2 (tregolëshi i Lewandowskit) duke u kualifikuar me dy ndeshje para kohe. Në të njëjtin grup me Bayern ka përfituar Barcelona, e cila mundi 1-0 Dinamon e Kievit me golin e Ansu Fatit. Spektakël në Bergamo me 2-2 mes Atalantës e Manchester United, që e shpëton si zakonisht Cristiano Ronaldo.

GRUPI E
Pikë të plota për Bayern Mynih, që shpartallon 5-2 në Allianz Benfikën, në ndeshjen ku u kthye pasi kaloi Covid edhe Nagelsmann. Bavarezët ishin shumë të fortë për portugezët, që u vunë në vështirësi që në fillim dhe u dorëzuan nën goditjet e Lewandowskit, që mori topin në shtëpi me tregolëshin e shënuar. 12 pikë për Bayern, që është vetëm një fitore larg zyrtarizimit edhe të vendit të parë, duke qenë se ndiqet tashmë nga Barcelona, të cilën e mposhti në Cam Nou bindshëm. Katalanasit në pritje të një trajneri, kanë marrë fitoren e dytë në grup kundër Dinamo Kiev, duke u ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë, dy më shumë se Benfika, me të cilën do të diskutojë cështjen kualifikim në sfidën direkte.

GRUPI F
Spektakël në Bergamo me Atalantën, që vuri në sprovë të vështirë Manchester United, që shpëtoi nga një dygolësh i Cristiano Ronaldos, që evitoi parakalimin e anglezëve nga zikaltrit, por edhe nga Villareal, që kaloi pa probleme 2-0 Young Boys. Për skuadrën e Gasperinit 2-2 nuk është shumë i mirë, duke qenë se i zbret në vendin e tretë të grupit F. Ndeshja në Geëiss Stadium u zhbllokua në minutën e 12′ nga Ilicic, me bashkëpunimin e De Geas që lejoi t’i kalonte topi poshtë barkut. Në shtesën e pjesës së parë anglezët barazuan me golin e 138 në Champions të Ronaldos. Në të 56′ Zapata riktheu zikaltrit në avantazh, me një gol që në fillim u anullua e pastaj u vlerësua me Var, ndërsa dushin e ftohtë bergamaskëve ia dha akoma CR7 në minutën e 91′.



GRUPI G
Salzburg ia komplikoi kualifikimin vetes me humbjen në Gjermani përballë Wolfsburg, që rindez shpresat duke qenë 2 pikë larg austriakëve, në shoqërinë e Lille me 5 pikë në vendin e dytë. Francezët kanë marrë një fitore me përmbysje në Andaluzi, duke thyer 1-2 Sevilla, që mbetet në vendin e fundit të grupit me 3 pikë. Ocampos kaloi spanjollët në avantazh në minutën e 15, por u arrit dy minuta nga fundi i pjesës së parë nga një penallti e realizuar nga David. Golin e fitores francezët e shënuan në minutën e 51 nga Ikone.

GRUPI H
Chelsea duhet të mjaftohet me vendin e dytë, sepse Juventus vazhdon të jetë me pikë të plota në Champions, duke kaluar 4-2 Zenit në Torino. Juventus kalon momentin e vështirë në kampionat me një kualifikim në 1/8 e Champions League me dy ndeshje para kohe. Në Torino, Dybala zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11′ dhe kalon Platini me 106 gola, duke festuar pikërisht si francezi në fushë. Rusët barazuan me autogolin e Bonucci (26′), por u kthyen në rrugën e fitores me penalltinë e Dybalas, në minutën e 58′, të fituar nga Chiesa, që në minutën e 73′ mbylli historinë e ndeshjes. Kthehet më në fund te goli edhe Morata (82′), që bëri krejtësisht të pavlerë golin e Azmoun në minutën e dytë shtesë për rusët.




Group E Champions League
Bayern Munich 5-2 Benfica
Dynamo Kyiv 0-1 Barcelona
Group F Champions League
Atalanta 2-2 Manchester United
Villarreal 2-0 Young Boys
Group G Champions League
Wolfsburg 2-1 FC Salzburg
Sevilla 1-2 Lille
Group H Champions League
Malmo FF 0-1 Chelsea
Juventus 4-2 Zenit St. Petersburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *