• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni Erdogan që mezi ecën, shtohen dyshimet për sëmundje të rëndë

-Instant, Arkiva, Planet



Gjithnjë e më shumë po shtohen dyshimet mbi gjendjen shëndetësore të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Mediat ndërkombëtare kanë lajmëruar prej kohësh se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, duke theksuar se ai mund ta ketë të pamundur të vijojë të jetë në drejtim të Turqisë deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023. Ka zëra, se Erdogan vuan nga kanceri i zorrës së trashë, por deri më tani nuk ka pasur konfirmime nga autoritetet turke.

Por vetëm një ditë më parë ai u pa duke ecur me vështirësi, pasi dha një deklaratë për mediat turke. Ai u pa të tërhiqte zvarrë këmbët e tij ndërsa dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

https://youtu.be/0qrMo_drNKQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *