• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-policit në Laç, asnjë gjurmë nga autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Atentati ndaj ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve. Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armen e krimit.

Dyshohet se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të të birit problematik, Besnikut. Kujtojmë që në shtator të 2020 Besnik Reçi i shpëtoi një atentati të mirë organizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *