Këngëtarja e njohur , Adele ka publikuar së fundmi listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “30”.
Albumi , i cili do të publikohet më 19 nëntor përmban 15 këngë dhe disa prej tyre si :“Cry Your Heart Out”, “Love Is A Game” dhe “I Drink Wine” flasin për divorcin e saj në vitin 2019 nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki. Gjithashtu Adele ka treguar se albumi është realizuar në bashkëpunim me Greg Kurstin, Max Martin , Shellback e Tobias Jesso , Inflo dhe Ludwig Goransson.