• |
ide | kryesore

Aksident me makina në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, njëra përfundon në fushë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Korçë – Kapshticë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Plasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, një nga mjetet tip Volkswagen Golf ka dalë nga rruga, ndërsa makinës tjetër tip BMË Serie 1 i ka dalë goma.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *