• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur i jep fund fejesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Liv Tyler i ka dhënë fund fejesës me partnerin e saj Dave Gardner.

Disa burime kanë treguar për mediat se marrëdhënia midis tyre nisi të zbehej që kur Liv udhëtoi për në Los Angeles për tetë javë me dy fëmijët.“Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër. Të dy dëshiruan të fokusoheshin në karrierën e tyre – ajo në aktrim dhe si producente, kurse Dave në profesionin e tij. Ata zyrtarisht u ndanë në mars, por e mbajtën këtë pjesë private në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të jenë mirë”, u shpreh burimi për “The Sun”. Dyshja  ka dy fëmijë së bashku: Sailor Gene, gjashtë vjeç dhe Lula Rose, pesë vjeçe. Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *