• |
ide | kryesore

Akuzat për krime lufte, vijon në Hagë gjykimi ndaj Salih Mustafës

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare në të Kosovës, Salih Mustafës. Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet sot pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *