• |
ide | kryesore

Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkën për “Open Balkan”

-Instant, Lajme



Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë sot se ftesa për t’u bashkuar në iniciativën “Open Balkan” vlen për të gjithë. Ajo bëri të ditur se kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka pranuar ftesën për të marrë pjesë

Brnabiç u pyet nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me inciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *