• |
ide | kryesore

FOTO/ Luksemburgu shpall në kërkim shqiptarin: Është i rrezikshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet evropiane kanë shtuar së fundmi në faqen e tyre të internetit shpalljen në kërkim të shqiptarit Edinjo Pulti, i dyshuar për disa krime.

Ai akuzohet nga autoritetet e Luksemburgut për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, lindur në Shqipëri në vitin 1981, dyshohet për një tentativë vrasje në Luksemburg. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të dielën e 2 gushtit 2020. Rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Nga pamjet e sherrit të cilat janë filmuar shihen disa persona që përlasen ndërsa njëri prej tyre mban në dorë edhe një thikë.

Sipas Europolit, është pikërisht Pulti që ka goditur disa herë me thikë 2 persona. Një nga 2 viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar u lëshua për të që në janar 2021. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *