• |
ide | kryesore

Mou i shton zjarr polemikave të Juve-Roma: “Penalltia e Dybalas u përsërit, ajo e Veretout jo”

-Instant, Sport, Video



“Njëra u kthye të goditej përsëri, tjetra jo … Merreni me mend se cilën”. Me këto fjalë në rrjetet sociale, Jose Mourinho rindez polemikën për Juventus-Roma dhe penalltinë e humbur nga Veretout që verdhekuqtë nuk patën mundësinë ta përsërisnin në Allianz Stadium, pavarësisht se edhe aty ishin futur lojtarë në zonë para kohe. Mourinho ka postuar një fotomontazh ku shfaqen penalltitë e Dybala kundër Zenit dhe mesfushorit francez kundër Juventusit.

Ditën e djeshme Dybala pasi gaboi në tentativën e parë, iu dha mundësia nga arbitri të përsëriste goditjen nga 11 metra, për shkak të hyrjes para kohe në zonën e rreptësisë së lojtarëve të Zenit. Në tentativën e parë argjentinasi e nxorri topin jashtë, ndërsa në të dytën arriti të shënonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *