• |
ide | kryesore

Ndryshimi i Kushtetutës/ Juri Kim shuan zërat kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Javët e fundit, në disa nga komisionet parlamentare deputetët e PS dhe ato të PD kanë pasur përplasje të forta, akuza dhe bojkote që kanë vënë në dyshim bashkëpunimin e opozitës me mazhorancës. Ky fakt duket se ka rënë në sy të ambasadores amerikane që pret që PD dhe PS të votojnë bashkë ndryshimin e kushtetutës për zgjatjen e organeve të vetingut. Për të qenë e sigurtë se përplasjet në parlament nuk do të dalin jashtë kontrollit, duke vënë në rrezik bashkimin e votave, ambasadorja amerikane ka thirrur në takim Taulant Ballën e PS dhe Alfred Rushajn e PD.

“Falenderoj kryetarët e grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm, ku ndamë këndvështrime mbi prioritetet respektive të legjislacionit. është e rëndësishme për partitë të sillen me respekt të ndërsjelltë, t’i diskutojnë parimet me ndershmëri mes tyre dhe të ngrihen mbi interesat partiake kur është e mundur” ka shkruar ambasadorja amerikane në Twitter.

Sipas kryeministrit Rama, deputetët e opozitës do të jenë të detyruar të shkojnë në parlament dhe të votojnë pro zgjatjes së mandatit të Komisioneve të Vetingut. Në PD nuk e kanë mohuar asnjëherë këtë fakt.



5 Comments

  1. Demokraci quan kete ti Kineze ?!?!
    Te bashkpunosh me nje rregjim kriminal,madje ta suportosh palimit kjo eshte kthim ne shtet vasale e te kapur !
    Ajo qe i duhet ketij vendi eshte te vene ty dhe çdokujt kufirin te thana !
    Mjaft mbeshtet nje regjim dhe perdorni si loder nje opozite te kapur,kjo nuk eshte demokraci !
    Ti therrasesh ne zyre dhe ti terheqesh veshin e t’mos bejne gjasme zihen ne publik dy qenije pa identitet moral e politik si ata qe ke ne krah nuk eshte e hijshme !?
    Je e njeanshme,je ne sherbim te narkoshtetit,mafies dhe grabitjes se pasurise se Shqiperise dhe po shkaterroni opoziten e vendit,me ngulfatjen tuaj te neveritshme !
    Zonje dikush duhet t’ju ndaloje ju te beni mbret nje monstet kriminale qe po hiç qeverise Shqiperine,mjaft eshte mjaft !

  2. Mami iu terhoqi veshin cunave camarroke, nuk do bejne me zhurme.
    Pika qe su bie edhe palacove politike, edhe Kimetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *